Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Kasaforta e Palokës apo e Pandorës dhe enigma e madhe e PD"

"Kasaforta e Palokës apo e Pandorës dhe enigma e madhe e PD"

Kryetari i Këshillit Kombëtar të demokratëve, Edi Paloka doli sot përpara medieve për t'i treguar palës tjetër në PD që përfaqësohet nga Lulzim Basha, se firmat e paraqitur nga Berisha, 4200 të tilla janë reale dhe se nuk ka asnjë false.

Edhe pse u përpoq të tregonte se nuk ishte palë në këtë proces, se ndodhet si sanduiç, në mes të Berishës dhe Bashës, Paloka në reagimin për medien bëri të ditur se refuzonte t'ia dërgonte ato protokollit apo sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, duke i ftuar ato që ti shikonin në zyrën e tij.

Me ironi ai tha se nuk e di se kishte ndonjë protokoll në PD, e se tashmë nuk ka më besim në partinë më të madhe të opozitës, Paloka theksoi se kjo është arsyeja që i mban 4200 firmat në kasafortën e tij prej hekuri, të kyçura dhe se kushdo mund të shkonte ti shikonte ato te zyra e tij, por jo t'i verifikojë apo t'i skanojë. Kjo pasi sipas tij verifikimet dhe emrat do të lexohen në Këshillin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga Berisha.

"Kushdo le t'i vijë dhe t'i shikojë që nga kryetari dhe sekretari i Përgjithshëm. Unë kam detyrimin që kam marrë 4200 firma, gazetarëve, por sidomos drejtuesve të PD-së t'u tregoj. Këtu janë dorëzuar 4200 formularë, janë këtu për t'u verifikuar, ka ardhur dhe një pjesë shtesë nga iniciatorët. Kush dëshiron le të vijë t'i verifikojë", tha Paloka.

Por ai shtoi e as i vetë nuk i njeh të gjithë 4200 delegatët që kanë mbështetur Berishën për të thirrur Kuvendin Kombëtar. Paraqitja e këtyre firmave në mënyrë të tillë, pa i dorëzuar te grupi që i verifikon në PD, shton më shumë dyshimet, edhe pse Paloka kërkoi që të ngrinte edhe Basha një komision për të verifikuar firmat për t'i ballafaquar me listën e delegatëve në ditën kur do të mbahet Kuvendi. Por kasaforta e Palokës, po i ngjan kutisë së Pandorës, e cila nëse hapet e plotë tani mund të dhurojë ndonjë surprizë, që është paralajmëruar nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Numri dy i PD e cilësoi aktin dorëzimit të kutive me formularë si blof i Berishës dhe lojë, pasi sipas tij, nuk i ka firmat e plota.

Akti i sotëm i Palokës ishte si një përpjekje për të bërë transparencën e mbyllur gojën zërave pro Bashës, por kjo nuk mjafton. Enigma vazhdon të mbetet e pazbuluar nëse Berisha i ka mbledhur me të vërtetë 4200 firma apo kemi të bëjmë me versionin e PD-së zyrtare se gjithçka është blof?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore