Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Karteli ballkanik” në Amerikën Latine, ja grupet që veprojnë me kokainën në Ekuador dhe Kolumbi

“Karteli ballkanik” në Amerikën Latine, ja grupet që

Nganjëherë thuhet se në Amerikën Latine ka një “kartel ballkanik”. Ky lloj portretizimi i një organizmi njëbllokësh nuk është i saktë, pasi bëhet fjalë më shumë për një sërë grupesh nga Ballkani perëndimor (veçanërisht nga Shqipëria, Mali i Zi, dhe Serbia) të përfshirë në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine.

Nganjëherë punojnë me njëri-tjetrin, herë pas here duket se kanë edhe mosmarrëveshje midis tyre, por zakonisht veprojnë pa rënë në sy dhe në mënyrë efikase. Gjatë dekadës së fundit, autoritetet kanë identifikuar prezencën e të paktën katër grupeve apo celulave nga Ballkani Perëndimor shpesh me lidhje familjare apo nga e njëjta qytezë në vendin mëmë që kanë lidhje me kartelet kolumbiane dhe merren me trafikimin e kokainës nga Kolumbia. Nuk është e qartë nëse të gjitha këto grupe veprojnë akoma, pasi dy nga këto grupe kanë humbur bosët e tyre.

Grupi Amerika

Grupa Amerika (që e nisi aktivitetin në rrugët e Beogradit në vitet 90) duket se specializohet në shërbime logjistike dhe transportimin e kokainës (dhe heroinës) nga Kolumbia për në Amerikën e Veriut dhe Evropë. Grupi drejtohej nga Mile Miljaniç, dhe zëvendësi it tij Zoran Jakshiç.

Në qershor 2016, Jakshiç u arrestua në Peru me akuzën e trafikimit të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë. Hetuesit thanë se kishin prova se Jakshiç krijoi një strukturë kriminale për të siguruar kokainë në Peru dhe Ekuador.

Në janar 2019, pjesëtari i Grupa Amerika, Smail Shikalo (nga Bosnja), u arrestua në kuadër të një operacioni që konfiskoi 1.5 tonë kokainë. Në prill 2019, një anëtar i rëndësishëm i klanit Amerika, Veselin Raicevic, u arrestua në Beograd.

Grupi Shariç

Grupi Shariç e mori emrin nga drejtuesi i tij Darko Shariç, që u dënua në vitin 2018 me 15 vite burg nga një gjykatë serbe. Shariç (që ra në sy në vitin 2009 gjatë operacionit Luftëtari i Ballkanit që konfiskoi 2.7 tonë kokainë në Uruguaj) duket se ishte një nga kriminelët e parë me peshë nga Ballkani perëndimor që arritën të krijonin lidhje në Amerikën Latine.

Ky grup ishte përgjegjës për transportimin e sasive të mëdha (me tonelata) kokaine nga Amerika Latine në Evropë, nëpërmjet Ballkanit. Sipas policisë serbe, Shariç organizonte dy dërgesa me kokainë në vit, dhe ishte në gjendje që t’i paguante organizatat kriminale kolumbiane me para në dorë për disa toneleta kokainë.

Duket se ka edhe një lidhje me grupin PÇ në Brazil. Në gusht dhe shtator 2016 u kapën dy ngarkesa të mëdha me drogë në portin e Santosit, dhe një nga personat e përfshirë ishte një serb me emrin Bozhidar Kapetanoviç (që njihej edhe me nofkën ‘Xhudo’), që sipas policies braziliane dyshohej se ishte pjesëtar i grupit Shariç.

Ndihmësi i tij Miroslav Jevtic një serb që njihej me nofkën Felipe – u arrestua nga autoritetet braziliane për trafik droge dhe dyshime për përfshirje në pastrim parash, duke përdorur Bitcoin. Në vitin 2019, ai u dënua me 17 vite burg.

Grupi i Sreten Jociç

Grupi Sreten Jociç e ka marrë emrin nga bosi i këtij rrjeti, një personazh i njohur i mafias serbe, që njihej edhe si Joca Amsterdam. Grupi vepron në Ballkanin perëndimor, Hollandë, Bullgari, Austri, Turqi, dhe Gjermani. Raportohet se ky grup është përgjegjës për organizimin e ngarkesave të mëdha me kokainë nga Kolumbia nëpërmjet Karaibeve, dhe veçanërisht Arubas.

Duket se ka krijuar lidhje të ngushta me grupe shqiptare në Evropën perëndimore. Sipas një informate, grupi Jociç bashkëpunon direkt në Kolumbi me prodhuesit dhe furnitorët kolumbianë të kokainës, për të trafikuar drogë në porte evropiane nëpërmjet disa korridoreve, duke përfshirë edhe ishujt Kanarie. Raportohet se Jociç ka udhëtuar në Kolumbi në vitin 1996.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore