Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Karamuço deklaratë “bombë”: Në Shqipëri po prodhohen armë 3D, kriminelët po stërviten në poligone

Karamuço deklaratë “bombë”: Në Shqipëri

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “ZonaZero” për gazetarin Thimi Samarxhiu, ka folur në lidhje me grupet e krimeve dhe aktivitetin e tyre të shtuar në vend.

Karamuço deklaroi në “ZonaZero” se në Shqipëri dyshohet se po prodhohen armë 3D, ndërsa Ministria e Brendshme e ka futur në strategjinë e saj së fundmi.

“Grupet kriminale në vend kanë futur armët 3D, dyshojmë se kanë prodhuar armë në Shqipëri. Të rinj shqiptarë po i prodhojnë këto armë përmes printerave. 

Printerat janë pajisje jo shumë të mëdhaja. Në lidhje me armët 3 D, është ndërtuar një strategji që është futur edhe tek ministria e Brendshme.

Kostoja e një arme, që do ta krijosh në 3D, është kompotetive. Mund të themi se janë të një kuote të mesme.

Një tjetër detaji është se të rinjtë e përfshirë në grupe kriminale po shkojnë të stërviten në poligone,”- deklaroi Karamuço për “ZonaZero”.
 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore