Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kaosi në PD/ Basha blindon godinën, Jorida Tabaku ngel jashtë, Flamur Nokës i kyçin derën

Kaosi në PD/ Basha blindon godinën, Jorida Tabaku ngel jashtë,

Tiranë- Partia Demokratike edhe me Vitin e Ri 2022 është kthyer në një kaos politik. Lulzim Basha e ka izoluar të gjithë selinë dhe askush nuk mund të futet në PD.

Dera e selisë së Partisë Demokratike është blinduar pak ditë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Protesta do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 12:00, në selinë e PD-së, për largimin e Bashës nga detyra e kryetarit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjeti ditën e sotme derën e selisë blu të mbyllur. Ajo u pa nga gazetarët e pranishëm duke komunikuar në telefon, ndoshta duke kërkuar një zgjidhje dhe një mundësi që dikush ti hapte derën.

Duket se Tabaku nuk është informuar për urdhrin e ri pasi ka shkuar drejt hyrjes kryesore të PD por dera nuk është hapur. Ajo ka qëndruar pak sekonda dhe më pas është larguar duke iu drejtuar hyrjes anësore.

Pak minuta më pas në selinë e PD-së kanë mbërritur edhe disa deputetë të grupit të Sali Berishës, të cilët edhe ata e kanë gjetur derën mbyllur. Flamur Noka ka deklaruar se përgjigjen e demokratëve, Lulzim basha do e marrë në 8 janar.

“Mendoni se në demokraci blindi është zgjidhje? Është mjeran ai që mendon se fshihet duke u vetëburgosur me ndihmën e Edi Ramës. Nuk shoh përplasje. Një njëri i vetëm nuk mund të ketë përplasje me të gjithë demokratët. Demokracia është verdikti i shumicës që pranohet. Me 11 Dhjetor ishte Kuvendi më i madh. Më 18 Dhjetor, demokratët vendosën për largimin e pengut", tha Noka. 


Pas largimit të të grupit të Rithemelimit të Berishës, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një komunikim me mediat deklaroi se brenda selisë blu po kryen punime për shtimin e hapësirave të punës.

Ai e cilësoi show mediatik ardhjen në seli të një grupi deputetësh të Komisionit të Rithemelimit të PD, që tentuan të hynin brenda institucionit, por dyert ishin të mbyllura.

Nuk dihet se çfarë do ndodhë në PD, situata po agravohet çdio ditë dhe më shumë. Basha kërkon ta mbajë me forcë PD duke e blinduar atë, ndërsa Berisha kërkon ta marri me të besuarit e tij. Ndërkohë Rama qeveris i qetë mandatin e tij të tretë edhe pas skandalit të publikimit të të dhënave./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore