Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Rama reagon për lajmet në mediat e huaja, çfarë deklaronte ambasadori britanik

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Rama reagon për lajmet në

TIRANË - Mediat britanike vijojnë të insistojnë se emigrantët e paligjshëm që tentojnë të shkojnë në Britani të Madhe  mund të akomodohen në një qendër azili në Shqipëri.

Sipas raportimeve, ministrat britanikë janë në negociata me qeverinë dhe po diskutojnë për hapjen e një qendre azili në vendin tonë.

Lajmi është ricikluar sërish, ndërsa u raportua fillimisht pak muaj më parë.

Por si qëndron e vërteta?

Qeveria shqiptare i mohon në mënyrë kategorike raportimet. Në një deklaratë për mediat, kryeministri Edi Rama ka mohuar edhe një herë raportimet, duke e quajtur lajmin të rremë.

Sipas kryeministrit Edi Rama, Shqipëria nuk do të jetë kurrë nga ato vende që do të ketë kampe emigrantësh.

“S’jam këtu për të shpjeguar se pse i bëjnë këto, por meqë më pyesni Shqipëria s’do jetë kurrë një vend ku vendet shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Çfarë shkruante The Times

Britanikja “The Times”, në një artikull të saj ka shkruar se ministrat shqiptarë dhe ato të Mbretërisë së Bashkuar janë në bisedime sekrete për ngritjen e një qendre azili në Shqipëri.

“Ministrat shpresojnë të nënshkruajnë një marrëveshje për dërgimin e emigrantëve, që kalojnë Kanalin drejt Shqipërisë, si një masë kryesore për t’i dhënë fund krizës”, shkruan “The Times”.

Sipas saj, çdo emigrant që vjen ilegalisht në Britani nëpërmjet varkave të vogla, do të dërgohet në Shqipëri brenda 7 ditëve dhe kjo do të kushtojë 100 mijë paund çdo azilkërkues.

Tanimë, nga Shqipëria atyre do t’u vlerësohen kërkesat për azil në Britani. I gjithë procesi do të veprojë si një pengesë kundër kalimit.

“Pas një sërë zhgënjimesh gjatë bisedimeve me vendet e tjera për të pritur emigrantët, shpresat e kabinetit për një marrëveshje me Shqipërinë po rriten”.

Britania është përfshirë në një krizë, pavarësisht ardhjes së dimrit. Kjo sepse vetëm të enjten e kaluar, 1 mijë e 185 persona mbërritën atje me varka të vogla.

Burime brenda Qeverisë britanike, u shprehën për “The Times” se bisedimet me “Shqipërinë ishin në zhvillim”, prandaj edhe nuk dhanë shumë detaje.

Sipas “The Times”, edhe pse Olta Xhaçka, ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, e mohoi kategorikisht lajmin, zyrtarët shqiptarë në Londër nuk mohuan bisedimet jozyrtare me ministrat e tyre mbi planin.

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Rama reagon për lajmet në

Nga ana tjetër, Priti Patel, sekretarja e Brendshme britanike, ka një vit që kërkon një vend të përshtatshëm për një qendër në det të hapur.

Qendrat e përpunimit u krijuan fillimisht nga Australia, e cila dërgoi emigrantë të paligjshëm në një qendër në Papua Guinea e Re, por tani përdor ishullin Nauru të Paqësorit.

Patel shpreson që politika e Mbretërisë së Bashkuar të ketë një ndikim të ngjashëm me atë në Australi.

Sipas Times, kjo zgjidhje po mbahej si opsion rezervë, por është kthyer në një nga prioritetet kryesore për Patel.

Më herët, edhe tabloidi britanik “The Sun”, raportoi se qeveria britanike po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për ngritjen e një qendre për azilkërkuesit në Shqipëri.

Çfarë deklaroi ambasadori britanik për “Zona Zero” në Top News

Për debatin e krijuar ka reaguar ekskluzivisht për Top News pak kohë më parë edhe ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.

I pyetur për artikullin e “The Sun”, ku shkruhej se në vendin tonë do të ndërtohet një kamp refugjatësh, ai tha se kemi të bëjmë me të dhëna të pasakta.

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Rama reagon për lajmet në

“Ndonjëherë media, edhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk i paraqesin faktet e sakta. Edhe këtu sigurisht që ka çështje të cilat dalin në dritë ndonjëherë me jo shumë saktësi. Ne kemi një marrëdhënie të gjerë me Shqipërinë ku ne diskutojmë një sërë çështjesh, por nuk ka ndonjë marrëveshje për të pasur një qendër të procedimit të kërkesave për azil në Shqipëri”, deklaronte ai.

Siç duket, referuar të deklaratave, nuk ka arsye për t’u shqetësuar lidhur me pretendimet se në vendin tonë mund të krijohet një kamp për refugjatët./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore