Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kadastra e Vlorës, “kampione” e ankesave për korrupsion

Kadastra e Vlorës, “kampione” e ankesave për korrupsion

Megjithëse me 19 juristë në organikën e saj, të paktën deri në fund të vitit 2019-të, Agjencia e Legalizimeve dhe më pas Kadastra e Vlorës rezulton një ndër institucionet me më shumë shkelje të procedurave dhe ligjeve të pronave.

Në morinë e rreth 600 kallëzimeve të qytetarëve të dorëzuara në Ministrinë e Drejtësisë, Gazeta Shqip mëson se Kadastra e Vlorës është agjencia e katërt për nga numri i ankesave pranë njësisë antikorrupsion të kësaj ministrie për akuza ryshfeti sidomos me procesin e legalizimeve të pronave në pjesën e lakmuar të bregdetit.

Problematikat janë të shumta, që nga mbivendosja e hartave, zhdukja e dokumentacioneve të vjetra, regjistrimi disa herë i pronës, dhënie legalizimi me mangësi të theksuara dokumentacioni, regjistrimi i pronave në emra personash që nuk ekzistojnë, e deri te regjistrimi i tyre në emër të personave të vdekur, apo falsifikime të akteve të trashëgimisë.

Amullia në këtë zyrë është disavjeçare dhe është konsideruar si burim i konflikteve të shumta për pronësinë që kanë shpërthyer në Vlorë dhe zonat e bregdetit. Pikërisht, këto konflikte dhe përshkallëzimi i tyre e ka bërë pozicionin e drejtorit të kësaj zyre një karrige të parehatshme për kandidatët, ku në harkun kohor të një viti janë ndryshuar plot 8 drejtorë.

Shkak i dorëheqjeve dhe ngurrimit për këtë post besohet se janë konfliktet e shumta të trashëguara në këtë zyrë në lidhje me çështjet pronësie në zonat bregdetare, ku ndër vite në varësi të administratës në disa raste kanë ndryshuar “me letra” edhe pronarët e pronave të ndryshme, kryesisht në Dhërmi, Himarë e Jalë.

Problematikat e dhënies së legalizimeve dhe titujve të pronësisë në shkelje të hapur të ligjit nuk janë shmangur, edhe pse në bordero deri në 2020, Kadastra e Vlorës kishte të punësuar rreth 20 juristë.

Kontigjenti i juristëve u shtua pas qershorit të 2019-s, për të trajtuar ligjërisht konfliktet mbi pronësinë, mes të cilave edhe ajo për një pronë në zonën kadastrale të Jalës, nisur nga fakti që specialisti i zonës refuzoi të shqyrtojë dosjen për këtë pronë./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore