Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ka ligj, po ka dhe Maliq! "Tallja” që vazhdon tu bëj mediave, ministrja e Bujqësisë me hashashin

Ka ligj, po ka dhe Maliq! "Tallja” që vazhdon tu bëj

Vazhdon “tallja” me kanabisin e zënë me presh në duar në qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, institucioni që ka si fokus të punës së tij, indentifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen e praktikave të reja bujqësore.

Disa ditë më parë Top News dhe Gazeta "Shqip u zbuluan skandalin sesi ministrja Ekonomi gjatë një inspektimi në këtë qendër QTTB në Lushnjë, brenda serave kultivoheshin jo vetëm domate, por edhe kanabis sativa. Ministria i fshiu pamjet menjëherë, duke publikuar pamje të reja të ministres nga jashtë serave.

Sot televizioni Faxnews ka shkuar në serën e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, ku rriten bimë të dyshuara si kanabis. Nga pamjet e trasmetuar pranë rrënjëve të kanabisit shihen të mbjella domate dhe perime të tjera, të cilat përdoren kryesisht për testimin e farave.

Por siç shikohet nga pamjet bimët e kanabis nuk janë të njëjta me ato që  ka nxjerrë, Gazeta "Shqip" të cilat ishin më të gjata se vetë ministrja. “ Spektakli” nuk mbyllet me kaq këto janë sera laboratorike, dhe prodhimet e tyre nuk janë për konsum të qytetarëve.

Bimët që u shfaqën në videon e ministrisë së Bujqësisë, gjenden ende brenda serës, ndërsa drejtori i QTTB Lushnje Andrea Muça thotë se kjo është një praktikë e ndjekur prej disa kohësh brenda këtyre serave. Nga video e televizionit shikohen më shumë se 6 rrënjë dhe janë të vogla dhe jo si ajo e deklaruar nga ministrja e Bujqësisë.

Ndërkohë ligjet që janë në fuqi, por zyrtarët e ministrisë “ndonjëherë” na akuzojnë se nuk  i shohim në lidhje me këto ekspermente siç tha ministria e Bujqësisë. Por ndërkohë që vetë ministria e nuk i zbaton.

LIGJ

Nr.7975, datë 26.7.1995

PËR BARNAT NARKOTIKE DHE LENDËT PSIKOTROPE

Neni 97

Për nevoja të kërkimeve shkencore, mjekësore e të mësimdhënies, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit mund të autorizojë një person fizik të kultivojë, prodhojë, fabrikojë, blejë, importojë, përdorë dhe mbajë bimë, lëndë dhe përgatesa të tabelave I, II dhe III në sasitë minimale të domosdoshme për këto nevoja.

Personi i autorizuar shënon në një regjistër që ruhet për 10 vjet nga regjistrimi i fundit, sasitë e bimëve, lëndëve dhe përgatesave që kultivon, importon, blen, fabrikon, përdor dhe shkatërron. Në regjistër shënohen datat e operacioneve dhe emrat e furnizuesve. Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit i dërgohet një raport vjetor për operacionet e kryera dhe lëndët që janë gjendje.

Ky është ligji dhe hapat që duhen ndjekur kur kërkohet tërkohet të bëhet eksperimentimn të këtyre substancave. Por kemi dhe “Maliqin” shefi i komisariatit të Malësisë së Madhe, i cili merr përsipër se e ka dërguar ai 6 fidanë kanabis, por gabon me date pasi ministria thotë 4, ndërsa shefi thotë 5. 

Ka ligj, po ka dhe Maliq! "Tallja” që vazhdon tu bëj

Duket se kjo lojë që ministria po u bën mediave është duke shmangur ndonjë të vërtetë të hidhur./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore