Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Disa prokurorë u shkarkuan nga vettingu, për shkak të përplasjes në të kaluarën me Adriatik Llallën

Disa prokurorë u shkarkuan nga vettingu, për shkak të

Pasuria e pajustifikuar ka qenë arsyeja e largimit nga sistemi i drejtësisë i gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë po zbatohet në tre shkallë vlerësimi, integriteti, pasuria dhe mënyra e dhënies së vendimeve për çështjet e ndryshme.

Janë të pakta rastet ku pastërtinë e figurës apo profesionalizmi ka qenë shkaku i largimit të prokurorëve nga drejtësia.

Sipas burimeve bëhet fjalë për 7 prokurorë të shkarkuar edhe për shkeljen e nenit 9, i njohur ndryshe edhe si urdhri i kryeprokurorit të asaj kohe Adriatik Llalla. Përplasja mes prokurorëve dhe Llalës ka qenë pikërisht për Urdhrin që parashikonte Kodi i Sjelljes dhe Etikës, i firmosur që në qershorin e vitit 2014.

Me synim, normimin e rregullave mbi etikën dhe sjelljen e prokurorëve, për të siguruar dhe garantuar profesionalizëm, pavarësi, paanshmëri, ndershmëri, integritet dhe për të parandaluar dhe ndëshkuar çdo veprim e sjellje korruptive të tyre, kryeprokurori i atëhershëm firmosi dhe urdhëroi zbatimin e rregullores.

Ky urdhër ka një nen të posaçëm, i cili është ai për ruajtjen e sekretit profesional. Për shkak të mos zbatimit të nenit 9 rezultojnë 7 prokurorë  janë shkarkuar tashmë nga vettingu. Përveç pasurisë së pajustifikuar, lidhjeve me persona me një të kaluar kriminale, ata u ndëshkuan edhe për ruajtjen e sekretit profesional.

Sipas nenit 9, prokurorët janë urdhëruar për ruajtjen e sekretit hetimor, duke iu ndaluar përdorimin e informacioneve sekrete apo konfidenciale që disponojnë për shkak të detyrës, për interesin personal, apo të personave të tjerë, përveçse kur ligji parashikon ndryshe.

Ndërsa në pikën dy thuhet se u ndalohet prokurorëve të mos u jepnin të tjerëve ose të mos merrnin prej kolegëve informacione ne lidhje me një hetim dhe pika e fundit të tregonin diskrecion maksimal në administrimin e informacionit që lidhet me të dëmtuarit, dëshmitarët apo të akuzuarit, duke mos i dhënë akses askujt në këtë informacion. Por, duket se këto tre pika nuk janë zbatuar nga prokurorët, që tashmë janë jashtë sistemit të Drejtësisë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore