Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Mediat kolumbiane PROFIL të plotë Agim Çermës, nga Lushnja në majat e trafikut të drogës

Mediat kolumbiane PROFIL të plotë Agim Çermës, nga Lushnja

Mediat kolumbiane i kanë kushtuar një profil të plotë Agim Çermës, narkotrafikantit shqiptar që u kap në Amerikë Latine duke zbuluar kështu rrjetin e madh të drogës.

Mediat e atjeshme zbulojnë metodat që Cerma i njohur si "Jimy" përdorte për mos të rënë në sy. 

Miliardat e dollarëve që fitonte nga puna për kartelin e drogës duket se nuk i bënin përshtypje “Jimy-t”, pasi ai vazhdonte të jetonte me qira, s’kishte as makinë e as celular dhe hiqej si inxhinier civil që punonte në linjat ajrore.

Ishte viti 2014 kur Agim Cerma mbërriti në Kolumbi dhe bënte këtë stil jetese për të mos rënë në sy që ishte pjesë e bandës kriminale Clan del Golfo.

7 vite më parë ai nuk mbërriti i vetëm në Amerikë Latine, pasi bashkë me të erdhën edhe gruaja e njerku. Barranquilla ishte qyteti nga ku Cerma nisi aktivitetin e tij kriminal. Zgjodhi këtë qytet kolumbian pasi kishte afër portet kryesore për shpërndarjen e drogës në Europë dhe SHBA.

Këtë mënyrë përdorte për shpërndarjen e drogës jashtë vendit, pasi brenda për brenda Kolumbisë përdorte avionë charter. Duke qenë se të ardhurat vetëm shtoheshin, u zbulua nga hetimet se të ardhurat u futën përmes ndërmjetësve financiarë.

Mediat kolumbiane PROFIL të plotë Agim Çermës, nga Lushnja

Rritja gjithnjë e më shumë e kartelit ballkanik bëri që të forcoheshin lidhjet me kriminelët kolumbianë. Ishin pikërisht ryshfetet e mëdha që Jimy përdorte ndaj zyrtarëve të lartë, që e tradhtuan tek autoritetet, të cilat nuk iu ndanë deri në kapje të tij.

Cerma përdorte Aerportin Ndërkombëtar Alfonso Bonilla Aragon duke bashkëpunuar fshehurazi me zyrtarët e atjeshëm.

Teksa pritej të bënte takimin me anëtarët e grupit të Clan del Golfo, Agim Cerma u prangos nga policia rrugës për në Monteria, ku do dërgonte dhe një dërgesë droge me skaf.

“Ai e kaloi natën në një hotel modest në Montería dhe bëri sikur shkoi me transport publik në Apartadó. Në mëngjes ai u kap nga agjentët në terminalin e transportit të qytetit të lartpërmendur. Ai nuk mbante me vete elementë të rëndësishëm,”- shtoi hetuesi./ Pergatiti Gazeta Shqip

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore