Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ja kush e manipuloi sondazhin e Gazetës SHQIP, për votimin e Kryeministrit

Ja kush e manipuloi sondazhin e Gazetës SHQIP, për votimin e

Një sondazh i publikuar nga Gazeta "Shqip" mbi marrjen e opinionit të lexuesve se cili do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë u shoqërua me sulm të paprecendentë nga ana e fanatikëve partiakë, të cilët bënin të pamundur që të votonin në grup për liderin e partisë së tyre.

Në rrjetet sociale shpërthyen lajme nga portalet e djathta, se Gazeta "Shqip" kishte fshirë sondazhin, pasi Lulzim Basha po fitonte në raport me Edi Ramën. Lumin e akuzave e përforcoi edhe ish Kryeministri Sali Berisha, i cili tha se "Zëri i Popullit" (Gazeta Shqip) fshiu të vërtetën sesi Basha po fitonte në sondazhin me pyetjen: Kush duhet të jetë kryeministri i ardhshëm?

Në fakt është e vërtetë se drejtuesit e Gazetë "Shqip" morën vendim për të fshirë sondazhin, pasi zbuluan se votat po shtoheshin në mënyrë kompromentuese. Ne nuk reaguam deri sot në mbrëmje, për të parë disa portale që kontrollohen nga Berisha, të shfrynin akuzat ndaj nesh.

Gazeta "Shqip" do të shpjegojë për lexuesit e vetë, se kush e manipuloi këtë sondazh dhe kush e nxiti këtë debat të stisur.

Manipulimi ishte fare i thjeshtë, nëpërmjet faqes në Facebook, të grupit "Sali Berisha burrë shtetit", që ka 23 mijë ndjekës.  Pikërisht sondazhi i Gazeta "Shqip" u hodh në këtë grup në Facebook nga Gerard Komini, ku linku i hedhur nxiti militantët e Berishës që të votonin pro kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ja kush e manipuloi sondazhin e Gazetës SHQIP, për votimin e

Ja kush e manipuloi sondazhin e Gazetës SHQIP, për votimin e

Pra, kjo manovër militanteke solli moskryerjen e një votimi natyral, pasi militantët e grupuar rreth Berishës shtuan votat, duke manipuluar këtë sondazh real, ku Basha menjëherë kaloi në epërsi ndaj Ramës.

Sondazhi i hedhur nga Gazeta "Shqip" deri në ora 11:00 të paradites ishte shumë normal, ku Rama dhe Basha kishin një diferencë të vogël votash dhe në total ishin 1600 vota. Papritur rritet numri i votuesve dhe rreth orës 12:00, që përkon me lajmin e hedhur tek grupi "Sali Berisha është burrë shteti", Basha kalon menjëherë në epërsi, pasimbi 600 persona votuan menjëherë.

Të njëjtën gjë mund të kenë bërë edhe mbështetësit e Ramës me votimin e këtij sondazhi, por Gazeta "Shqip" nuk merr asnjëri në mbrojtje asnjë kah politik. Por fakti është që një grup mbështetësish të Berishës ka ndërhyrë për të manipuluar, sondazhin dhe kjo provohet sipas fotot që e shoqërojnë këtë artikull.

Edhe lajmi kundër nesh ishte e mirëmenduar. Nëse sondazhi nuk do të fshihej sërish portale si Syri (me pronar Sali Berishën) do të shkruante që edhe Gazeta "Shqip" e majtë, nxjerr fitues Bashën.

Berisha duke nxituar të shpalltë fitoren e kryedemokratit, në fakt i ka bërë më tepër dëm me këtë veprim, pasi ky e nxjerr fitues Bashën me vota militantësh. I mësuar me këto makinacione politike, Berisha në profilin e tij denoncoi autorin e manipulimit, që në fakt rezulton që ishte vetë ai.

Ja kush e manipuloi sondazhin e Gazetës SHQIP, për votimin e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore