Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Irani sulmoi sistemin TIMS/ Policia merr masa "drastike", urdhëron komisariatet të shkëpusin internetin

Irani sulmoi sistemin TIMS/ Policia merr masa "drastike",

Pasi sistemi TIMS ra pre e sulmit kibernetik nga Irani, Policia e Shtetit si masë parandaluese ka urdhëruar të gjitha drejtoritë dhe komisariatet të heqin internetin nga kompjuterat e punës.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se i mbyllur po qëndron edhe sistemi ADAM, i cili ka të gjitha ngarkesat penale të qytetarëve të arrestuar, ndaluar, apo dyshuar për një ngjarje.

Po ashtu, i bllokuar qëndron edhe sistemi MEMEX, i cili ka informacione sekrete mbi ngjarje dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve, i cili ka gjitha veprimet e kryera nga policia.

Çdo veprim do të kryet normalisht deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore