Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Investimet 'strategjike'/ Nga 'autostrada' në Bulqizë tek 'ura e famshme' në Pogradec, si u bënë bashkitë objekt talljeje në rrjetet sociale

Investimet 'strategjike'/ Nga 'autostrada' në

TIRANË – Bashkia e Bulqizës ia doli dje që të rrëmbejë vëmendjen e opinionit publik falë një investimi modest, por të reklamuar me pompozitet nga kryebashkiaku Lefter Alla.

Edhe faqet e humorit, do t’i kishin zili numrin e reagimeve dhe komenteve epike, pasi Alla me anë të një statusi në rrjetet sociale promovoi një nga "sukseset" e punës së tij, të shtrimit të rrugës së fshatit Zogë në Dragu.

Në vend të asfaltit, kryebashkiaku kishte zgjedhur betonin, ndërsa risia ishte se në mes kishte “projektuar” edhe një kanal kullues, por të pashtruar.

Investimet 'strategjike'/ Nga 'autostrada' në

Investimi, i cili u cilësua si qesharak nga qytetarët, nuk plotësonte parametrat më minimale të një rruge, ndërsa një "projekt" i tillë nuk ishte hasur më parë në vendin tonë.

Çuditë e bashkive

Por investime të tilla nuk janë të panjohura për shqiptarët. Vetëm një vit më parë, bashkia e Pogradecit do të “godiste” me një investim strategjik, që u bë objekt talljeje në rrjet.

Bëhej fjalë për një urë në një prej zonave malore të bashkisë Pogradec, e cila sipas vetë bashkisë “është ndryshuar totalisht”.

Investimet 'strategjike'/ Nga 'autostrada' në

Por fotoja që publikoi vetë bashkia linte shumë për të dëshiruar.

“Ura e Homçanit që lidh fshatin me lagjen Proga dhe shërben si rrugë kalimi për këmbësorët drejt Selcës Sipërme dhe Hoshteçës”, shkruan në postimin e saj bashkia Pogradec.

Fotoja e urës u shpërnda me shpejtësi në rrjetët sociale, ndërsa nuk munguan komentet epike. Vetë banorët, si në rastin e Bulqizës, apo edhe në atë të Pogradecit, kritikuan ashpër kryebashkiakët dhe kërkuan investime të plota.

Investime qesharake edhe në Kosovë

Investime të tilla, nuk janë vetëm një paradoks shqiptar. Ato shpesh i kalojnë edhe kufijtë dhe ndeshen me shumicë edhe në Kosovë.

FOTOT e mëposhtme tregojnë edhe 'punën e madhe' që bën bashkia e Prishtinës për të rehabilituar rrugët e qytetet.

Investimet 'strategjike'/ Nga 'autostrada' në

Nuk është shteg biçikletash

Pamjet e mëposhtme nuk tregojnë një rrugë të dedikuar për biçikletat, por është një investim në Komunën e Vushtrrisë.

Investimet 'strategjike'/ Nga 'autostrada' në

Rruga e arnuar në Kroaci

Gjithsesi, fenomene qesharake ndeshen edhe në vendet e BE. Pamjet e mëposhtme tregojnë një rrugë në Kroaci, në të cilën është ndërhyrë aq shumë, sa është e vështirë të gjesh një copë asfalti origjinal.

Është e pamundur të numërosh copëzat e shtruara dhe është vërtetë e vështirë të vlerësosh se ku është asfalti “mëmë” dhe ku janë pjesët e reja të shtruara tashmë së fundmi.

Investimet 'strategjike'/ Nga 'autostrada' në

Ndoshta jo të gjitha investimet duhen kritikuar, por ajo që shpesh prek “ndenjat” e qytetarëve, është fakti se këto investime shiten si “punë të mëdha”./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore