Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

INTERVISTA/ Ambasadori britanik: “Shtëpitë e barit”, e vërteta e financimit të burgut dhe a duhet që Shqipëria të heqë dorë nga BE

INTERVISTA/ Ambasadori britanik: “Shtëpitë e barit”, e

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith deklaroi gjatë një interviste ekskluzive për Top News, se “shtepitë e barit” në Angli, të cilat drejtohen nga shqiptarët , janë një fenomen shqetësues.

Në intervistën e transmetuar në emisionin “Zona Zero”, Alastair King-Smith u shpreh se ka biseduar direkt me kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë fenomen, pasi është një çështje që duhet adresuar.

“Kjo është shumë e rëndësishme për t’u diskutuar. Kjo është diçka që e kam diskutuar me Kryeministrin këtë javë. Sigurisht që ka të rinj që kapen në rrjetet kriminale dhe paguajnë një sasi të jashtëzakonshme parash për të kaluar ilegalisht në MB. Shpesh ata kalojnë udhëtime shumë të vështira për të mbërritur atje dhe ne duhet të shohim se pse kjo ndodh, si mund ta parandalojmë dhe gjithashtu se si mund ti mbështesim këta të rinj kur ata kthehen, që të kenë mundësi të mira ekonomike këtu, në mënyrë që ata mos ta ndiejnë si nevojë ta bëjnë përsëri atë udhëtim. Kështu kjo është diçka që qeveritë duhet ta konsiderojnë së bashku, por do të ketë nevojë që gjithë shoqëria të punojë së bashku për të garantuar se do të ketë progres. Dhe dua të theksoj se çfarë kjo ndodhi shkakton është shkatërrim real i familjeve, atyre në MB të cilat tërhiqen në këto rrjete përmes përfshirjes së fëmijëve të tyre në rrjete droge, familjeve të reja këtu, të rinjve të familjeve këtu që ndikohen nga këto punë, gjë që nuk duhet të vazhdojë më dhe për të cilën ne duhet të punojmë si shoqëri jo vetëm si qeveri, për të parë se çfarë mund të bëjmë për këtë çështje”, deklaroi ambasadori për Top News.

Ambasadori la të kuptohet se Britania e Madhe do të financojë në Shqipëri një burg, në të cilin do të mbyllen të gjithë të burgosurit që do të dëbohen nga Britania e Madhe.

“Kam pasur nderin të flas me Ministren tuaj të drejtësisë dhe të konsiderojmë se si të ndërtojmë dhe mbështesim sistemin e drejtësisë në vend. Nuk është vetëm për burgjet, por për të gjithë sistemin e drejtësisë, por sigurisht burgjet janë një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj dhe MB do të shikojë se si mund ta mbështesë Shqipërinë për të zhvilluar një bashkëpunim efektiv”, tha ambasadori në intervistën e transmetuar në emisionin “Zona Zero”.

Vetë Britania, e Madhe nuk është më pjesë e BE, por a duhet të heqë dorë Shqipëria nga integrimi europian?

Ambasadori nuk pati një përgjigje direkte, por premtoi angazhimin e tij "për ta bërë të ardhmen e Shqipërisë të ndritur dhe të suksesshme”.

“Shqipëria ka potencial fantastik, unë kam rënë në dashuri me këtë vend dhe mund ta shoh që keni një kulturë fantastike, histori fantastike, trashëgimi dhe shumë potencial për të ardhmen. Dhe dua të angazhohem realisht për njerëzit këtu në Shqipëri dhe do të bëj gjithçka që mundem për ta bërë të ardhmen e Shqipërisë të ndritur dhe të suksesshme”, tha ambasadori.

Alastair King-Smith komentoi edhe ofertën e shqiptarëve në Britani të Madhe për të zgjidhur krizën e karburanteve.

Pjesë nga intervista

Jona Mançellari: Kriza energjetike dhe e karburanteve është një problem shumë i madh. Ambasadori jonë në Britani Z. Qirko ka thënë që ka shqiptarë të cilët mund të japin kontributin e tyre për të ndihmuar. A keni ndonjë koment për këtë?

Ambasadori: Kam pasur shumë diskutime të frytshme me Ambasadorin Qirko dhe kemi rënë dakord që forca e marrëdhënieve mes popujve tanë është një nga gjërat më të mira që kemi mes vendeve tona. Ka mijëra shqiptarë në MB, të cilët po japin një kontribut të rëndësishëm ekonomikisht dhe në shoqëri, dhe kjo është diçka që ne duam ta forcojmë. Dhe sigurisht me këto specifika, jam i sigurt që do të shohim se si mund të kontribuojmë të gjithë në krizën e karburantit. Dhe unë mendoj se kriza energjetikeështë një e cila duhet ta konsiderojmë në gjithë globin duke punuar shumë afër me njëri-tjetrin. Dhe si ju e dinin ne kemi Diskutimet për klimën COP26 që do të ndodhë në Glasgow në Nëntor dhe ne po presim që Kryeministri Rama të marrë pjesë e të punojmë ngushtë me Shqipërinë dhe vendet e tjera.

Jona Mançellari: Pse takimi i parë me Znj. Kryemadhi? Ka ndonjë arsye...?

Ambasadori: Nuk është politikania e parë që kam takuar në Shqipëri. Në fakt pas ditës sime të parë ku dorëzova kredencialet tek Presidenti, kam takuar një mori politikanësh përgjatë spektrit politik. Këtë javë pata nderin të takoja të gjithë liderët e partive politike. Kryeministrin, liderin e Partisë Demokratike dhe lideren e LSI. Kështu që jam angazhuar përgjatë gjithë spektrit dhe kjo është e rëndësishme sepse demokracia parlamentare, angazhimi ndër-partiak është një pjesë e rëndësishme që ne si MB duam të mbështesim.

Jona Mançellari: Përshtypja që keni për politikanët shqiptarë pasi në këto 30 vite keni pasur mundësi ta ndiqni edhe më nga afër. Si ju duket? Ka diçka që ju ka lënë përshtypje më tepër apo jo?

Ambasadori: Mendoj se politikanët tuaj janë porsi njerëzit tuaj, shumë të ngrohtë dhe mikpritës, shumë njerëz kanë ardhur të më përshëndesin dhe kë kanë ftuar ti takoj por sigurisht politikanët tuaj kanë një përgjegjësi të madhe që është të ndihmojnë njerëzit në Shqipëri të arrijnë potencialin e tyre edhe kjo është diçka e cila është thelbësore për të parë se si mund të mbështesim; si politika mbështet njerëzit.

Jona Mançellari: Si mendoni se mund të jetë marrëdhënia e Shqipërisë me MB pas daljes suaj nga Bashkimi Evropian?

Ambasadori: Është një pyetje shumë e mirë. Është një mundësi e vërtetë për të parë marrëdhëniet tona në një perspektivë të re. Ministrja jonë e re e jashtme dëshiron që të thellojmë marrëdhëniet veçanërisht me aleatë të afërt si Shqipëria ku ne punojmë bashkë  veçanërisht në OKB, ku edhe Shqipëria do t'i bashkohet Këshillit të Sigurimit, në NATO, por edhe të rrisim bashkëpunimin tonë ekonomik, kulturor dhe një sërë tjetër marrëdhëniesh. Prandaj Ministri ynë për Evropën do të vijë në Shqipëri këtë javë në mënyrë që të diskutojë me qeverinë dhe politikanët dhe parlamentin se si ne mund të mbështesim Shqipërinë më mirë dhe të sjellim më të mirat e vendeve tona së bashku.

Jona Mançellari: Një tjetër lajm që ka dalë pak kohë më përpara ka qenë në lidhje me një burg që ju supozohet që do ta financoni në Shqipëri për të risjellë të gjithë të burgosurit që janë në vendin tuaj. A është e vërtetë, a do të bëhet diçka e tillë?

Ambasadori: Ne kemi një dakordësi për një seri vizitash dhe ne kemi prit të keni një nivel kaq të lartë vizitash sa kemi pasur dhe ne shpresojmë që të vazhdojmë të kemi po më dhe kam pasur nderin të flas me Ministren tuaj të drejtësisë dhe të konsiderojmë se si të ndërtojmë dhe mbështesim sistemin e drejtësisë në vend. Nuk është vetëm për burgjet por për të gjithë sistemin e drejtësisë, por sigurisht burgjet janë një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj dhe MB do të shikojë se si mund ta mbështesë Shqipërinë për të zhvilluar një bashkëpunim efektiv. 

Jona Mançellari: Si e shikoni reformën në drejtësi?

Ambasadori: Unë e kuptoj pse njerëzit janë skeptikë por sundimi i ligjit është një gjë kaq e rëndësishme prandaj edhe duhet ta ndërtojmë më së miri. Ky është një shans i vërtetë për të sjellë ndryshimin jo vetëm për sundimin e ligjit, por nga se ai është thelbësor për çdo proces tjetër, sepse mbështet aspiratat e njerëzve dhe pa të, të rinjtë nuk do të mund të lulëzojnë, biznesi nuk do të mund investojë. Këto janë gjëra ku sundimi i ligjit është thelbësor dhe ne si MB do të shohim se si mund të bëjmë gjithçka ne mundemi për të mbështetur një reformë efektive në drejtësi dhe sundimin e ligjit.

Jona Mançellari: Çfarë mund të bëjë politika që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria apo mos të përfundojnë në shtëpitë e barit.

Ambasadori:Simpatizohem me njerëzit të cilët i shohin gjërat me pozitivitet, për të shkuar diku tjetër dhe të mësojnë aftësi të reja, të gjejnë punë diku tjetër. Por jam frymëzuar nga të rinjtë që kam takuar. Javën e shkuar shkova në një shkollë e cila merr pjesë ne programin e “Shkollat e Shekullit të 21” nga Ambasada e MB, me BritishCouncil dhe Ministrinë e Edukimit dhe jemi frymëzuar se si të rinjtë janë të vendor për të sjellë ndryshimin. Ky programmëson aftësi në kodim, në përdorimin e teknologjisë për të gjetur se si të rinjtë mund të bëjnë ndryshmin në botë, dhe këta nxënës po e përdornin për të përmirësuar mjedisin në zonën e tyre lokale, dhe kjo më frymëzon. Dhe mendoj se me mundësitë e duhura për tu aftësuar dhe punësuar, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Di që ministri që do të vizitojë Tiranën në javën e ardhshme, do të diskutojë për të kuptuar se çfarë mund të bëjmë ne për të ndihmuar Shqipërinë edhe për të ndihmuar të rinjtë për të pasur të ardhmet e ndritshme që ata duan.

Jona Mançellari: Sa problematike janë “shtëpitë e barit”?

Ambasadori: Kjo është shumë e rëndësishme për tu diskutuar. Kjo është diçka që e kam diskutuar me Kryeministrin këtë javë. Sigurisht që ka të rinj që kapen në rrjetet kriminale dhe paguajnë një sasi të jashtëzakonshme parash për të kaluar ilegalisht në MB. Shpesh ata kalojnë udhëtime shumë të vështira për të mbërritur atje dhe ne duhet të shohim se pse kjo ndodh, si mund ta parandalojmë dhe gjithashtu se si mund ti mbështesim këta të rinj kur ata kthehen, që të kenë mundësi të mira ekonomike këtu, në mënyrë që ata mos ta ndiejnë si nevojë ta bëjnë përsëri atë udhëtim. Kështu kjo është diçka që qeveritë duhet ta konsiderojnë së bashku, por do të ketë nevojë që gjithë shoqëria të punojë së bashku për të garantuar se do të ketë progres. Dhe dua të theksoj se çfarë kjo ndodhi shkakton është shkatërrim real i familjeve, atyre në MB të cilat tërhiqen në këto rrjete përmes përfshirjes së fëmijëve të tyre në rrjete droge, familjeve të reja këtu, të rinjve të familjeve këtu që ndikohen nga këto punë, gjë që nuk duhet të vazhdojë më dhe për të cilën ne duhet të punojmë si shoqëri jo vetëm si qeveri, për të parë se çfarë mund të bëjmë për këtë çështje.

Jona Mançellari:  A duhet Shqipëria të heqë dorë nga BE?  

Ambasadori: Shqipëria ka potencial fantastik, un kam rënë në dashur me këtë vend dhe mund ta shoh që keni një kulturë fantastike, histori fantastike, trashëgimi dhe shumë potencial për të ardhmen. Dhe dua të angazhohem realisht për njerëzit këtu në Shqipëri dhe do të bëj gjithçka që mundem për ta bërë të ardhmen e Shqipërisë të ndriturdhe të suksesshme.

 Faleminderit shumë dhe është kënaqësi të jem në programin tuaj dhe ju uroj më të mirat./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore