Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Informacioni sekret/ Kush janë zyrtarët me certifikatë sigurie në Shqipëri

Informacioni sekret/ Kush janë zyrtarët me certifikatë sigurie

Informacionet e klasifikuara shpesh e kanë vënë Shqipërinë në pozitë të vështirë. Sepse, në jo pak raste kanë dalë nga zyrat e shtetit informacione për të cilat kostot kanë qenë jo të vogla. Dhe këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështje, siç ishte ai i Artan Shkëmbit që njoftoi dy subjekte të “Operacionit Forca e Ligjit”, por për problematika që cënojnë rëndë sigurinë e vendit.

Por, rasti më domethënës është ai i Vitore Tushës, e cila për mosngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ose më saktë të plotësimit të saj me anëtarët ka gjetur si motiv edhe mos pajisjen me certifikatë sigurie, çka nënkupton përpunimin e informacionit të klasifikuar.

“Informacion i klasifikuar” është çdo dokument ose material, pavarësisht nga forma, natyra ose mënyra e transmetimit të tij, i përgatitur ose që përgatitet, për të cilin është vendosur një nivel i caktuar klasifikimi në interes të sigurisë kombëtare dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që kërkon mbrojtje ndaj çdo shkeljeje, shkatërrimi, përvetësimi, përhapjeje, humbjeje ose aksesi të ndonjë individi të paautorizuar dhe të çdo lloji tjetër kompromentimi sigurie.

Kanë të drejtë të njihen, të ruajnë, të administrojnë e të transferojnë informacion të klasifikuar vetëm individët që sigurojnë të drejtën e njohjes nga titullari i ministries ose një institucioni tjetër ligjzbatues.

Zyrtarët e çdo institucioni që kanë akses në informacionin e klasifikuar duhet të jenë të pajisur me këtë certifikatë sigurie, duke filluar nga deputetë e ministra, presidenti e kryeministri, si dhe disa gjyqtarë kryesisht të Kushtetueses dhe drejtues të lartë të institucioneve ligjzbatuese.

Të gjithë këta zyrtarë janë me kodin CSP që do të thotë Certifikata e Sigurimit të Personelit. Ky dokument zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ose i një autoriteti kompetent të sigurisë së një vendi tjetër vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.

Por kush e merr këtë certifikatë dhe me kërkesë të kujt?! Së pari, me kërkesë të titullarëve të ministrive dhe institucioneve shtetërore ose personave të autorizuar për punonjësit dhe stafet e tyre, të kontraktuarit ose kategoritë e individëve të parashikuar për të marrë pjesë në një prokurim të klasifikuar. Së dyti, me kërkesë të Autoritetit të Sigurimit Kombëtar të një vendi tjetër, anëtar i NATO-s, BE-së ose vend me të cilin Republika e Shqipërisë ka nënshkruar marrëveshje të përbashkët për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Së treti, me kërkesë të autoritetit kompetent të sigurisë së NATO-s, të një strukture të saj apo të BE-së. Së katërti me kërkesë të drejtpërdrejtë të përfaqësuesit ligjor të një operatori ekonomik vendas.

Afati i përgjithshëm për kryerjen e procedurave të verifikimit fillon vetëm pas paraqitjes së plotë dhe pranimit të dokumentacionit nga ana e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe zgjat deri në 120 ditë kalendarike. Ky afat mund të jetë më i gjatë kur verifikimet kushtëzohen nga kryerja e procedurave në bashkëpunim me autoritetet e sigurimit kombëtar të vendeve të tjera, ose kur drejtori i drejtorisë udhëzon kryerjen e verifikimeve shtesë.

Ka edhe jo pak raste, kur Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar ka të drejtë të refuzojë, apo pezullojë përkohësisht certifikatën e sigurisë.

Nivelet e klasifikimit të informacionit

“Tepër sekret”, kur ekspozimi i paautorizuar mund t’i shkaktojë dëme veçanërisht të rënda sigurisë kombëtare. “Sekret”, kur ekspozimi i paautorizuar mund t’i shkaktojë dëme serioze sigurisë kombëtare. “Konfidencial”, kur ekspozimi i paautorizuar mund t’i shkaktojë dëme sigurisë kombëtare. “I Kufizuar“, kur ekspozimi i paautorizuar mund të demtojë veprimtarinë ose efektivitetin e institucioneve shtetërore në fushën e sigurisë kombëtare.

Informacioni që përbën “Sekret shtetëror”, klasifikohet nga një autoritet i klasifikimit origjinal. Ai zotërohet e prodhohet për interesa të shtetit dhe është nën kontrollin e tij.

Autoriteti për klasifikimin e informacionit mund të ushtrohet vetëm nga Presidenti, Kryeministri, drejtuesit e institucioneve të autorizuara nga Kryeministri, funksionarë të lartë brenda këtyre institucioneve, që e marrin këtë autoritet me anë të delegimit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore