Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Inertet derdhen në bregdetin e Vlorës! Masakër mjedisore në "kryeqytetin e turizmit" shqiptar (Foto-Video)

Inertet derdhen në bregdetin e Vlorës! Masakër mjedisore në

Vlorë- “Kush ndot do të penalizohet. Penalizmi kryesor do të vijë nga ndotësit kryesorë."

Kështu është shprehur kryeministri Rama në një deklaratë, dhënë për mediat nga Pylli i Sodës në Vlorë, më 7 nëntor të këtij viti.
Në videot e mëposhtme, siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Shqip shihet se si mbetjet inerte të derdhura nga kompanitë e ndërtitimit në zonën e Pyllit të Sodës, nuk kanë asnjë lloj kriteri duke dëmtuar jo vetëm ambientin por gjithashtu jetën e qytetarëve.

Kujtojmë se kryeministri Rama ka paralajmëruar kryesisht të gjithë bizneset aktive gjatë sezonit verore, të cilat ndikojnë në ndotjen e ambientit por edhe individë specifik që do të keni gjoba të larta.

"Duke patur parasysh bregdetin ata që janë aktivë në sezonin e verës si biznese, do të kenë gjoba shumë më të larta, por edhe për individët patjetër që gjobat duhet të jenë shumë më të larta. Por, përtej asaj se sa të larta i vemë duhet të kemi një nivel tjetër zbatimi dhe këtu është shumë rendësishme të përfshihet me shumë më tepër përgjegjshëmri Policia e Shtetit sepse është detyra e çdo punonjësi policie në çdo zonë që të jetë syri i shtetit dhe pastaj inspektorët përkatës të bëjnë punën e tyre. Por, jam i bindur se nëse do t’i qëndrojmë shumë fort këtij plani do të arrimë ta vëmë në vijë këtë punë dhe ta bëjmë të pakthyeshme.”, u shpreh Kryeministri Rama.

Një nga zonat më të ndotura në qytetin bregdetar të Vlorës është ajo e Zvërnecit, e cila ndotet masivisht gjatë sezonit veror si nga pushuesit por edhe bizneset duke mos njohur prej kohësh asnjë shenjë rilindje urbane.
Jo më larg se para disa ditësh ka qenë vetë kryeministri Rama, ai i cili ka mbledhur plehrat në Vlorë.

Pjesa e fillimit të rrugës së makinave është gjithmonë e ndotur në këtë zonë pasi njerëzit i hedhin mbeturinat nga dritarja.
Nëse kalon pishat, futesh në brendësi të pyllit të Sodës (zonë e Zvërnecit) është plot e përplot me mbeturina, qelq, letër, peshk dhe është një aromë e tmerrshme. Mbetjet e lokaleve hidhen te pylli i sodës.

Një situatë e tillë nuk është vetëm e dëmshme për banorët, duke shkaktuar ndotje ajri, prishje të strukturës së tokës dhe grumbuj të mëdha mbetjesh por është edhe faktor ndikues në turizmin. Kjo gjendje prej kohësh nuk njeh asnjë zgjidhje.

Ndërkohë, për mbetjet të cilat janë identifikuar prej disa ditësh në qytetin bregdetar, Policia e Vlorës ka vijuar me kontrollet e kamionëve të cilët transportojnë mbetjet inerte, duke evidentuar hedhjen e këtyre të fundit në pikat e miratuara nga bashkia e Vlorës.

Vetëm një ditë më parë, më 10 nëntorë forcat e policisë bllokuan 10 kamionë që hidhnin inerte në zonën e plazhit të qytetit bregdetar.

Një masakër e tillë mjedisore, është një fenomen shqetësues jo vetëm për qytetin e Vlorës, por edhe qytete të tjera të vendit, duke e bërë këtë fenomen gjithëpërfshirës./ Gazeta Shqip

 

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore