Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Inceneratori i Elbasanit/ Stela Gugallja i përgjigjet Lulzim Bashës: I vetmi mafioz që më ka bërë presion, jeni ju!

Inceneratori i Elbasanit/ Stela Gugallja i përgjigjet Lulzim Bashës: I

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot gjatë konferencës për shtyp se ndaj Stela Gugalljas po ushtrohet kërcënim dhe presion nga mafia e plehrave, duke i kërkuar gjithashtu edhe SPAK-ut që të hetojë mbi inceneratorët.

Pas këtij qëndrimi, ka reaguar një nga ortaket e shoqërisë “Albtek-Energy”, Stela Gugallja, ku Basha i referohet me emër asaj. Në reagimin e saj, Gugallja deklaron se për asnjë moment nuk është kërcënuar nga askush.

“U njoha sot me deklaratën e radhës së zotit Lulëzim Basha, sipas të cilës jam vënë nën presion nga  mafia e plehrave. Në respekt të familjes time dhe opinionit publik sqaroj se, nuk jam dhe nuk ndihem për asnjë moment e kërcënuar apo e shantazhuar nga askush. Në jetën e biznesit dhe jashtë saj nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme që të më bëjë objekt shantazhi apo kërcënimi”, shprehet në reagimin e saj.

Gjithashtu përfaqësuesja e kësaj kompanie shprehet se prej kohësh zyrtarë të PD-së e kanë bërë objekt të sulmeve, parti, e cila kanë aderuar anëtarët e familjes së saj.

“I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulëzim Basha dhe njerëz rreth tij. Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbështetur prej viteve 90”, thekson Gugallja.

Gjykata e Elbasanit rrëzoi akuzat ndaj Inceneratorit të Elbasanit

Në të njëjtën kohë, ortakja e vetme kompanisë “Albtek-Energy” ka hedhur dritë se për çështjen e impiantit të mbetjeve ka pasur një hetim dhe një vendim i Gjykatës së Elbasanit dy vite më parë.  

Pas hetimit afro njëvjeçar, Gjykata Elbasanit ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj Stella Gugallja, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos. Kjo faktohet me vendimin Nr. 2609, datë 11.01.2018, ku është  vendosur pushimi i çështjes së hetimit të nisur nga prokuroria e këtij qyteti, pas kallëzimit të shtetasit Lefter Çollaku, person anonim.

“Meqenëse emri im është  bërë publik dhe lidhet me kompaninë “Albtek-Energy” shpk ku unë jam ortake  e vetme dhe administratore e shoqërisë sqaroj se, Prokuroria  Elbasanit me vendim  nr 2609 në datë 26.05.2017 ka filluar një hetim penal, për vepra penale si, ”Korrupsion pasiv”, “Korrupsion  aktiv”, “Shpërdorim  detyre”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Moskryerje të detyrave nga organet tatimore”. Prokuroria pasi ka zhvilluar hetime rreth 8 muaj, ka konkluduar që në aktivitetin tim dhe të personave të tjerë, si dhe shoqërisë “Albtek-Energy” nuk ka element të veprave penale, për të cilat kishte regjistruar procedimin penal dhe i ka kërkuar Gjykatës Elbasan, pushimin e çështjes. Gjykata e Rrethit Elbasan me vendimin 11.01.2018, ka vendosur të Pushojë çështjen penale ndaj meje dhe disa personave tjerë, pasi ka konstatuar se nuk ka element të asnjë vepre penale. Bashkëlidhur vendimi i formës së prerë”, shprehet Gugallja në reagimin e saj.

Me këtë vendim të formës së prerë, automatikisht bien të gjitha akuzat për korrupsion, pastrim parash, apo evazion fiskal, siç pretendon kryedemokrati Lulzim Basha. Juristët pranë partisë së tij, kanë qënë në dijeni të pushimit të hetimeve, pasi nuk është gjetur asnjë shkelje, por Basha ka vijuar sërish me akuzat.

Kjo mesa duket shpjegon se kryedemokrati këtë betejë nuk e ka parimore, por siç thotë Erion Veliaj, është një gjobëvënie e radhës ndaj një koncesionari. 

Inceneratori i Elbasanit/ Stela Gugallja i përgjigjet Lulzim Bashës: I

Inceneratori i Elbasanit/ Stela Gugallja i përgjigjet Lulzim Bashës: I

Inceneratori i Elbasanit/ Stela Gugallja i përgjigjet Lulzim Bashës: I

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore