Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

I preu fytin dhe i piu gjakun/ Çfarë dëshmoi i riu shqiptar që masakroi për vdekje nënën e tij

I preu fytin dhe i piu gjakun/ Çfarë dëshmoi i riu shqiptar

Në orën 14:30 i dyshuari për vrasjen e nënës së tij, Urim Hyseni do të paraqitet në gjykatë për masën e sigurisë

Mësohet se psikiatri që ka qenë prezent në intervistimin e Hysenit nga Prokuroria ka konkluduar se ai është në gjendje të paraqitet para gjykatësit.

Top Channel mëson se Hyseni në deklarimin e tij, ka thënë që deri te akti ka ardhur për shkak të problemeve me të ëmën, pasi  sipas tij ajo i përzihej në punët e tij personale. Mësohet po ashtu se i njëjti ka pranuar që ka kryer krimin dhe do mbrohet në heshtje.

Hyseni gjatë së premtes pas arrestimit nuk ka qenë në gjendje të flasë e po ashtu ka ndërruar avokatët. Ekzaminimi i tij psikik i është kryer dhe pritet raporti përfundimtar.

Për motivin e përfolur se është ndarë me gruan, mësohet se i njëjti është në procedura të divorcit, por që para policisë nuk e ka thënë që ky është motivi. Mendohet se shkaku i divorcit me gruan ka ardhur si pasojë e ushtrimit të dhunës ndaj saj.

Është zbuluar se Hyseni ka qenë konsumues i lëndëve narkotike dhe më herët nuk ka pasur as edhe një rast të vetëm në polici për ndonjë vepër.

Urim Hyseni jeton në Gjermani, kishte ardhur për pushime dhe pritej të kthehej prapë atje.

Ditën e sotme bëhet dhe varrimi i Hyrije Hyseni.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore