Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

I përjashtuar nga PD, i shpallur "non grata" dhe i "dëbuar" nga vendi i tij në Kuvend; seanca më e vështirë e Sali Berishës

I përjashtuar nga PD, i shpallur "non grata" dhe i

I shpallur “non grata” nga SHBA për “korrupsion madhor”, i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, i braktisur nga deputetët dhe i spostuar në fund të sallës.

Nisja e legjislaturës së X e Kuvendit të Shqipërisë, ka qenë pa dyshim një prej seancave më të vështira për Sali Berishën, edhe pse më e shkurtra në kohë.

I vetmi deputet i parlamentit të ri që ka 9 mandate përfaqësimi në parlament, pavarësisht gjithë këtyre zhvillimeve të bujshme, Sali Berisha nuk u tërhoq.

Ai u shfaq sot në ambientet e Kuvendit, ku u prit nga një grup i vogël simpatizantësh, duke refuzuar presionin amerikan, si dhe të vetë partisë që ai themeloi.

I përjashtuar nga PD, i shpallur "non grata" dhe i

Kush e mbështeti nga deputetët?

Ndryshe nga sa pritej, duket se vendimi i Lulzim Bashës nuk e ka përçarë PD-në, pavarësisht pretendimeve për ndikim të fortë të Sali Berishës në këtë parti.

Vetëm tre deputetë i bënë sfidë vendimit të Bashës dhe dolën të prisnin ish-kreun e PD-së.

Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka e shoqëruan Berishën përgjatë gjithë kohës, derisa ky i fundit zuri vend në Kuvend.

Berisha spostohet në fund

Pas ‘dëbimit’ nga Grupi i PD, Berishës i zunë edhe vendin në Kuvend. Ai nuk është ulur aty ku ka qëndruar zakonisht, por në rreshtin e parafundit të sallës së Kuvendit.

Vendin e tij e ka zënë nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që përkrah Berishës ishin ulur Tritan Shehu, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili.

I përjashtuar nga PD, i shpallur "non grata" dhe i

Militantët dhe “funerali politik”

Ashtu si edhe në hyrje, edhe gjatë daljes nga Kuvendi, Berisha u prit nga simpatizantë të tij, të cilët nuk i kursyen as fyerjet ndaj Lulzim Bashës, duke e quajtur “agjent të Soros dhe qaraman.”

Militantët e PD i puthen dorën ish-kryeministrit dhe i mbushën makinën me lule, duke inskekuar si padashje, “funeralin politik” të idhullit të tyre.

I përjashtuar nga PD, i shpallur "non grata" dhe i

Lufta për shkarkimin e Bashës

Në deklaratat që bëri në para futjes në parlament dhe pas përfundimit të seancës, Berisha sulmoi disa herë kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën.

Ish-kryeministri akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike se është përfshirë në “pazare të fëlliqura” me Edi Ramën.

Ai parlajmëroi se Basha do marrë përgjigjen e meritur, duke konfirmuar kështu luftën e hapur ndaj tij.

“I vetmi që do të marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD me pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Lëvizja ime e radhës do të jetë një lëvizje statutore e tëra e bazuar në rivendosjen e legjitimitetin dhe sovranitetit të PD, të grabitur poshtërsisht në marrëveshjen Rama-Basha”.

Berisha la të kuptohet se mund të ndërmarrë çdo nismë për largimin e Lulzim Bashës nga PD, ndërsa tha se vijon të jetë pjesë e grupit të PD.

"Do marr çdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piadestalin që meriton. Unë jam ende anëtar i grupit të PD-së. Kompromisi Basha –Rama është nul, nuk ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale", tha Berisha.

Pavarësisht se i pezulluar nga PD-ja, Berisha tha se mund të futet në selinë blu në çdo kohë.

"Në çdo kohë mund të hyj në seli dhe do jetë e afërt dita kur PD do fitojë legjitimitetin për të shporrur këtë klikë", tha Berisha./Gazeta SHQIP

I përjashtuar nga PD, i shpallur "non grata" dhe i

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore