Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Krimi mes politikës dhe biznesit/ Që nga Artan Santo e Fatmir Xhindi, ja 13 dosjet në duart e SPAK

Krimi mes politikës dhe biznesit/ Që nga Artan Santo e Fatmir Xhindi,

Që politika dhe biznesi kanë lidhje të forta me krimin nuk është fakt i ri. Por, që politika ende nuk po heq dorë nga kjo, edhe ky nuk është fakt për të cilin duhet menduar dy herë.

Por, megjithatë, SPAK përmes një vendimi në unanimitet të plotë ka vendosur të rihetojë disa prej krimeve që kanë lidhje me politikën e biznesin, arrestime, atentate, apo edhe qoftë vetëm lidhje korruptive.

“Politika”, “biznesi” dhe “krimi i organizuar”, janë emëruesit kyç të disa ngjarjeve, të cilat si shumë të tjera si këto kanë qenë një goditje ndaj sigurisë publike dhe sfidë për shtetin. Episode të tilla janë ndjekur gjithmonë nga debate të forta, retorika politike apo edhe aksione politike ose ligjore.

Si zakonisht, vëmendja është përqendruar ngushtësisht tek pasojat, dhe aspak te rrethanat, të cilat kanë krijuar hapësirat dhe kanë lejuar kriminelët që të përdorin dhunë të tejskajshme. Për fat të keq, akte si këto nuk përbëjnë risi, pasi ekzekutimet me plumb, eksploziv apo prerje koke nga bandat kriminale kane ndodhur rëndom edhe në të shkuarën duke u shenjuar në memorien kolektive.

Megjithatë, në Shqipëri e shkuara vazhdon të përsërisë vetveten. Në dhjetor 2015, Shqipëria miratoi një ndër ligjet më të ashpër penal në Evropë kundër përfshirjes së personave të inkriminuar në politikë dhe vendimmarrje. I ashtuquajturi ligji për “dekriminalizimin” është një përpjekje për të korrigjuar një fenomen, i cili ka lulëzuar për shkak të terrenit të favorshëm të krijuar ndër vite në vendin tonë.

Për të njohur më mirë këta faktorë dhe natyrën e organizimeve kriminale në Shqipëri, që nga shfaqja e tyre e deri në ditët e sotme, janë grumbulluar, përpunuar dhe analizuar një sërë të dhënash cilësore dhe sasiore, me karakter social, ekonomik dhe politik nga viti 1990 e deri në ditët e sotme. P

ërmes shqyrtimit të një numri të konsiderueshëm vendimesh gjyqësore të dhëna nga gjykatat e rretheve si dhe te zhvilluara ne te gjitha shkallët ne periudha të ndryshme, është bërë i mundur ofrimi i një tabloje të qartë të shfaqjes, zhvillimit dhe sofistikimit të strukturave të organizuara kriminale, të cilat kanë vepruar në formën e bandave të armatosura, organizatave kriminale dhe grupeve të strukturuara kriminale.

Ekspertë të ndryshëm si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, punonjës policie si dhe gazetarë investigativë kanë ofruar këndvështrimet e tyre rreth natyrës dhe veçorive të organizimeve të ndryshme kriminale, ndërsa tashmë SPAK do të rihetojë të gjitha ato krime që janë lënë në harresë për mungesë provash, apo në shumë raste vullneti.

Por, burimet thonë se më shumë se provat e munguara, është lënë hetimi pa çuar deri në fund për lidhje me politikën, e që vjeshta sipas tyre do rikthejë hetimet e munguara dhe dënimet e pritshme.

Ja disa prej dosjeve që do merren që prej fillimit nga SPAK

1.    Atentati ndaj Policisë me autorë anëtarë të familjes Çapja në Elbasan.

2.    Klement Balili

3.    Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Gilmano Dani

4.    Vrasja e trefishtë në Elbasan në 3 shkurt të vitit në një lokal në Elbasan, nga persona të paidentifikuar të veshur me uniforma policie

5.    Laboratori i kokainës në Xibrakë të Elbasanit

6.    Vrasja në Lazarat e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha

7.    Incidenti me armë në Laç i ish-deputetit Armando Prenga

8.    Dosja ndaj Arben Ndokës ish-deputet për shkaqe që lidhen më një precedent penal në shtetin Italian

9.    Ekzekutimi i tipit mafioz i bankierit Artan Santo

10.Vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi

11. Vrasja e Kryetari të Komunës Tërthorë në Kukës, Remzi Veseli;

12. Vrasja e deputetit të PS, Fatmir Xhindi

13. Ekzekutimi me eksploziv në makinën e tij i Kreut të PDK në Malësinë e Madhe, Aleks Keka.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore