Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Atentati me 5 plumba ndaj “Rrahmanit”, pistat e hetimit dhe goditja e rrjetit të drogës në Elbasan

Atentati me 5 plumba ndaj “Rrahmanit”, pistat e hetimit dhe goditja

Të tjera detaje dalin në lidhje me ekzekutimin e llojit mafioz në Elbasan, ku pasditen e djeshme mbeti i vrarë 39-vjeçari, Emiljano Ramazani. Burime të brendshme bëjnë me dije se vrasësit kanë pasur dijeni për çdo lëvizje të Ramazanit, i njohur me nofkën “Rramani”.

Skena e krimit

“Rramani” rreth orës 16:30 po shkonte pranë familjes. Në momentet që ndal automjetin tip 'Ford Focus' me targa AA 945 DG mes pallateve, pranë vendit të quajtur “Rreth-rrotullimi i Luleve” në hyrje të qytetit të Elbasanit, pranë viktimës ndalon një automjet tip ”Volkswagen” me targë me targa AA 819 KX.

Makina e vrasësve nuk futet në mesin e pallateve, ku Rramani ishte duke parkuar,  por qëndron në buzë të rrugës kryesore, për të pasur kohë për arratisje. Një person i maskuar zbret nga makina dhe i afrohet viktimës, pa i lënë këtij të fundit kohë që të dalë prej saj.

Vrasësi e qëllon 5 herë me pistoletë nga xhami i pasagjerit dhe më pas largohet me shpejtësi drejt makinës që po e priste pak metra më tutje. Në trupin e viktimës janë gjetur pesë plagë, të shkaktuar nga plumbat. Njëri prej plumbave e ka prekur në qafë 39-vjeçarin, dy të tjerët në trup dhe i fundit në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Për ekzekutimin e tij, dyshohet se është përdorur pistoletë, por pa silenciator.

Arratisja e ekzekutorëve

Pas eliminimit të 39-vjeçarit,  makina tip “Volkswagen” me targë me targa AA 819 KX arratiset drejt aksit nacional Elbasan-Peqin. Më pas futet në një rrugë dytësore që ndodhet mes fshati Vidhas dhe Papër dhe i vënë flakën pranë një zonë të mbjellë me ullinj. Kjo bëhet për të zhdukur çdo provë që do të sillte identifikimin e vrasësve. Në momentet kur policia mbërrin në vendin e ngjarjes, makina ishte shkrumbuar. Pavarësisht kësaj, u bënë verifikimet paraprake dhe rezulton se makina ishte e vjedhur në Tiranë, ndaj së cilës ishte bërë edhe denoncim përpara disa ditësh. Dyshohet se vrasësit janë larguar me një automjet tjetër, që iu ka ardhur në ndihmë pas djegies së ”Volkswagen”. Deri më tani policia nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen e 39-vjeçarit, ndonëse ka sekuestruar kamerat e instaluara në zonat ku ka kaluar automjeti.

Pistat ku po heton policia

Larje hesapesh është pista kryesore që policia po heton. Emiljano Ramazani është arrestuar tre herë në kohë të ndryshme, por ka arritur të fitojë lirinë në mënyra të dyshimta. Në vitin 2012, u arrestua në sajë të operacionit të koduar “Tabakane 2”, së bashku me  pesë persona të tjerë. Në atë periudhë policia kishte siguruar përgjime dhe prova të tjera p materiale që e implikonin viktimën në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjithashtu në vitin 2017, u arrestua  për të njëjtën akuzë, por sërish ishte i lirë dhe çështja pritej të shqyrtohej nga Gjykata e Apelit Durrës.

Arrestimi në 2012

Mëngjesin e 20 marsit 2012, Policia e Elbasani  në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit vuri në pranga Emiljano Ramazinin së bashku me pesë persona të tjerë, të akuzuar si një rrjet i rrezikshëm i shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në atë periudhë policia kishte bërë përgjime dhe hetime intensive, të cilat zgjatën disa muaj. Në cilësinë e provës materiale  për periudhën janar – shkurt janë sekuestruar  230 doza heroinë, 340 doza cannabis sativa, gjashtë automjete dhe 8 telefona celularë.

Pseudonimet e të arrestuarve të 2012

Sipas policisë të arrestuarit njiheshin me pseudonime të ndryshme. Në pranga ranë personat e njohur me nofkën;  “Koçi”, “Ben Binjaku”, i dënuar më pare për veprën penale “ Armëmbajtje pa leje”.  Gjithashtu në pranga ra shtetasi  i njohur me nofkën “Bobili”, “ Rramani”, i dënuar më parë për veprën penale “ Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, shtetasi me inicialet P.B., atë kohë 43 vjeç dhe “ Lili Shajes”. Në 2011 një anëtari i këtij rrjeti kriminal kishte rënë në prangat e policisë. Shtetasi E.M., ishte arrestuar në shtator të 2011, për veprën penale “ Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë  arrestimit policia i sekuestroi 300 doza kokainë.

©?Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore