
"I jepnin njëri-tjetrit topin e letrës higjienike korridoreve"/ Veliaj flet për ditën e parë në Bashki: Gjeta një zorrë, njëri thithte ujin...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në intervistën e tij për “Milori Live”, i rikthehet çështjes së ujit të pijshëm që diskutohet nga opozita. Veliaj, i cili kandidon për mandatin e tij të tretë, kujton një episod nga dita e tij e parë në bashki kur mori detyrën dhe iu desh të përdorte tualetin.
Për habinë e tij, tualeti që përdoret nga personalitetet e rëndësishme shqiptare dhe botërore, funksiononte me një fuçi të madhe.
"Unë kam dy mandate kryetar bashkie por nuk kam për të harruar ditën e parë, është hera e parë që po e them në një studio këtë, ditën e parë në bashkinë e Tiranës, në katin e dytë ku hyjnë personalitetet, ka ardhur Princi i Monakos, kanë ardhur kryeminstra, presidentë, gjithë paria e botës që vjen, çelësi i kryeqytetit dhe ne mbarojmë atë ceremoninë e betimit dhe shkojmë në kat të dytë.
Unë, ti e di që unë jam tip sportiv, nuk vesh kollare e gjëra. Kulloja në djersë, aty Korrik a Gusht çfarë ishte ai betimi i parë, bëmë një pritje të vogël, kishin ardhur autoritetet fetare, gjithë çfarë ishin këta VIP-at e njerëzit e rëndësishëm të qytetit dhe duhet të shkonim në tualet. Te tualeti i katit të dytë pra ku shkon paria e Shqipërisë që vjen në bashki, aty gjej një fuçi të madhe, fuçi, fuçi e çarë, fuçia me ujë, kishte një zorrë dhe njëri e thithte zorrën që të vazhdonte uji dhe të rrëshqiste në mënyrë konstante, pra të improvizonte një galixhan për një “alla turca” aty.
Ndërkohë kishte një skaldabanjë sipër dhe kushdo që vinte si personalitet, i jepej një top letre higjienike që ta merrte me vete, domethënë kjo ishte gjendja e ujit dhe e kanalizimeve në Tiranë. Pra në shtëpinë, se shtëpia e qytetit, e kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve, e kryetarit të bashkisë që me demek përfaqëson kryeqytetin e gjithë shqiptarë, një i huaj… imagjino kur dëgjoj këta që japin mend për ujin, nuk e di a e ke dëgjuar, është njëri që ka marrë 300 vota, është Petrit Vasili, ka qenë nënkryetar bashkie ai, i këtyre bashkive. Jorida, Luli vetë, ky drejtori i rinisë që sot kandidon dhe imagjino, shkëmbeheshin në korridor dhe i jepnin njëri-tjetrit topin e letrës higjienike", tha ai.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >

U lirua sot nga burgu, flet për herë të parë Saimir Tahiri
Historia e plotë >

Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
Historia e plotë >



Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Tregu estetik ”ka dalë nga shinat”! Dermatologët: Mjekësia estetike vetëm nga profesionistë

Këmbimi valutor 4 qershor 2023/ Me sa shiten euro dhe dollari sot?

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike “bombë me sahat”
Aktualitet




Pamjet/ Aksident i trefishtë te Mali i Robit, krijohet trafik i rënduar
Historia e plotë >