Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

I fundit i Cosa Nostras di lidhjet shtet-mafia / Si u turpëruan italianët në Holandë

I fundit i Cosa Nostras di lidhjet shtet-mafia / Si u turpëruan

Do të duhej të ishte nga ato operacione të suksesshme që do të çonte në pranga “të fundit të Cosa Nostra-s”. Por, aksioni i përbashkët i autoritetet italiane dhe atyre holandeze rezultoi në një “siklet” të madh.

Urdhri i Prokurorit Sandro Raimondi dhe skuadrës speciale të drejtuar prej tij për kapjen e Matteo Messina Denaro-s, siçilianit të kërkuar prej vitit 1993 aktivizoi shërbimet e inteligjencës dhe të zbatimit të ligjit në Itali dhe Holandë pas marrjes së sinjaleve se i shumëkërkuari ishte parë në një restorant në Hagë.

Holandezët morën letërporosinë e pastër se bëhej fjalë për ish-kapon e Cosa Nostra-s dhe duhej të ndërhynin për ta prangosur atë në restorantit Het Pleidooi, ku ndodhej bashkë me dy persona të tjerë.

Me të marrë këtë letër, holandezët nisën hartimin e planit të operacionit. Me agjentë civilë të shoqëruar nga distanca nga grupi i forcave speciale, të armatosur deri në dhëmbë dhe me një furgon që priste në dalje të restorantit. Gjithçka ishte përgatitur dhe në prite të daljes së tre personave, ku për njërin ishin të bindur se ishte famëkeqi Matteo Messina Denaro.

Sapo tre personat dolën u morën me shpejtësi e forcë dhe u palosën në furgonin e agjentëve, që më pas u largua. Gjithçka perfekte! Operacioni u përmbyll me sukses. Problem? I arrestuari ishte një turist britanik që kishte mbërritur në Holandë për të ndjekur garën e Formula 1.

Testi i ADN-së e konfirmoi këtë, duke shtuar në CV-në e autoriteteve italiane dështimin e radhës në kapjen e Denaros. Prej 1993 brenda dhe jashtë Italisë janë ndërmarrë një sërë operacionesh dhe arrestuar edhe persona të ngjashëm me të shumëkërkuarin dhe në të gjitha rastet ato kanë qenë dështim.

Matteo Messina Denaro konsiderohet si nxënësi i Toto Riinas dhe njeriu që kishte lidhjet mes mafias dhe shtetit. Ai nuk është ndaluar asnjëherë për t’u marrë në pyetje dhe besohet se është personi që di të gjitha sekretet e kësaj lidhjeje. Për këtë arsye, shumë dyshojnë se Denaro mund të jetë i vrarë dhe zhdukur nga vetë mafia, ose dikush i fuqishëm po e mbron.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore