Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Hetimi për privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’/ Kreu i SPAK paralajmëron: 2021, vit i vështirë për të korruptuarit

Hetimi për privatizimin e ish-kompleksit ‘Partizani’/ Kreu i

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, ka paralajmëruar se viti 2021 do të jetë një vit tejet i vështirë për të korruptuarit. Ai ka folur për anën e panjohur të drejtësisë që heton politikanët, zyrtarët e korruptuar të drejtësisë dhe emrat e krimit të organizuar që kane sunduar jo pak herë Shqipërinë.

Ndër çështjet e përmendura nga Kraja ka qenë edhe privatizimi i ish kompleksit sportiv “Partizani” ku ka thënë se çështja është nën hetim dhe është një procedim penal. Më tej ai ka shtuar se për këtë çështje por jo vetëm Prokurorët janë duke kryer veprime, megjithëse çështje të tilla kërkojnë kohën e duhur.

“Keni parasysh që bëhet fjalë, ku vendimarrja ka përfshirë shumë faktorë, ka përfshirë shumë procedura që duhet vlerësuar, duhet verifikuar dhe duhet vendosur pastaj nëse ka patur apo jo shkelje ligjore” ka thënë Kraja.  Më tej Kraja ka garantuar se  të gjithë prokurorët janë shumë seriozë, për t’i sqaruar deri në fund se çfarë ka ndodhur dhe pastaj për të vendosur në lidhje nëse ka apo jo përgjegjësi penale kushdo që të jetë.

Kujtojmë se Top Channel, raportoj regjistrimin nga SPAK si procedim penal të privatizimit të Ish Kopleksit Sportiv “Partizani”. Kjo çështje është duke u hetuar nga prokurorja e SPAK,  Enkeleda Millonai. Tashmë zyrtarisht nën hetim nga SPAK janë ish-kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Në qendër të  kallëzimit penal,   dorëzuar në SPAK nga kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla për privatizimit e këtij kompleksi, është Jamarbër Malltezi dhëndëri ish kryeministrit Berisha.

Anila Hoxha: Është bërë publike se Spak-ut i janë dorëzuar kallzime  të tilla si çeshtja  e teatrit, padia e presidentit ndaj ministres së drejtësisë, çështja e sterilizimit, kallëzimi ndaj mininistrit të  brendshëm, hetimit  për  privatizimin e ish kompleksit sportiv të Partizanit apo ndaj Ervin Bushatit. A është ndonjëra prej këtyre çeshtjeve dhe mund të konsiderohet ndonjëra si “çelësi” që do të zbërthejë korrupsionin?

Arben Kraja: Këto janë të gjitha rastet që janë nën hetim, janë procedime penale. Prokurorët janë duke kryer veprime, kërkojnë kohën e duhur. Keni parasysh që bëhet fjalë, ku vendimarrja ka përfshirë shumë faktorë, ka përfshirë shumë procedura që duhet vlerësuar, duhet verifikuar dhe duhet vendosur pastaj nëse ka patur apo jo shkelje ligjore.

Psh, unë nuk mund të them konkretisht për asgjë, për asnjërën prej tyre, nëse është apo nuk është  “çelësi” i suksesit, por ajo që unë iu garantoj është që të gjithë prokurorët janë shumë seriozë, me atë që kanë në këtë rast për ti sqaruar deri në fund se çfarë ka ndodhur dhe pastaj për të vendosur në lidhje nese ka apo jo përgjegjësi penale kushdo që të jetë.

Anila Hoxha: Me shumë mundësi, në muajin shkurt BKH do të plotësohet pjesërisht. Do të thotë kjo, që viti 2021 do të jetë një vit i vështirë për të korruptuarit dhe të krimit të organizuar?

Arben Kraja: Padiskutim. Unë garantoj që më i vështirë se 2020 do të jetë patjetër njëhërë. Do të jetë më i vështirë sepse do jetë struktura më e konsoliduar, eksperiencë  më e madhe, mundësi më shumë për të punuar, infrakstruktura më e mirë dhe më shumë bashkëpunëtorë në kuptimin e homologëve apo të strukturave të tjera të drejtësise me të cilët punojmë.

Pjesë nga intervista që kreu i SPAK, Arben Kraja dha këtë intervistë për gazetaren Anila Hoxha në emisionin “31 Minuta”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore