Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Hetimi i ish-gjyqtarëve “VIP” të shkarkuar nga vettingu, test i ligjit antimafia për togat e zeza

Hetimi i ish-gjyqtarëve “VIP” të shkarkuar nga vettingu,

Hetimi dhe gjykimi i ish-gjyqtarëve Bashkim Dedja, Shkëlzen Selimi dhe Fatos Lulo vlerësohet si një test i fortë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Qendra për Studime Ligjore dhe Sociale publikoi një raport monitorimi të punës së SPAK dhe GJKKO duke filluar prej muajit korrik 2020.

“Veprimi i SPAK dhe GJKKO përbën të parin rast kur veprohet nëpërmjet ligjit anti-mafia ndaj ish gjyqtarëve të lartë, të shkarkuar nga procesi i vetingut. Ndërkohë që në rastin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Llalla, ky i fundit ishte dorëhequr nga funksioni, të tre ish-gjyqtarët në këtë rast janë shkarkuar me vendime të formës së prerë nga organet e vettingut”, thotë raporti.

Bashkim Dedja, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe Fatos Lulo, ish anëtar i kësaj gjykate u shkarkuan për mosjustifikim të pasurie, Shkëlzen Selimi u shkarkua nga komisionet e vettingut për cenim të figurës së punonjësit të drejtësisë.

“Në lidhje me këtë të fundit, sipas një raporti të hartuar nga përfaqësues të ONM, ekzistonin dyshime se ish gjyqtari kishte kontakte të papërshtatshme me personazhe famëkeqë të krimit të organizuar. Ndërkohë, në një prononcim për mediet, ish gjyqtari u shpreh se pasuritë e tij janë të ligjshme, pasi vetë KPK ka konfirmuar unanimisht në detyrë bashkëshorten e tij, aktualisht gjyqtare pranë Gjykatës Admnistrative të Apelit”, thotë raporti.

Qendra thekson rëndësinë e këtyre rasteve për suksesin e reformës në drejtësi.

“Rasti është tejet i rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, për shkak të pozicioneve që kanë mbajtur subjektet, pasuria e të cilëve është sekuestruar. Po ashtu, ky rast përbën edhe të parin reagim konkret të institucioneve të reja të drejtësisë në drejtim të pasurive të pajustifikuara të ish funksionarëve të drejtësisë, të shkarkuar nga vettingu”, citohet QSLS.

Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi kanë qenë respektivisht ish gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ish Kryetar në Gjykatën Kushtetuese dhe ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Të tre janë shkarkuar nga organet e vetingut.
Për të tre ish gjyqtarët, kanë rezultuar të dhëna sipas të cilave ata kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur e nuk janë deklaruar në deklarimet e pasurisë. Për rrjedhojë, bazuar në ligjin anti mafia, SPAK i ka kërkuar GJKKO-së të vendosë sekuestro mbi disa pasuri të ish gjyqtarëve të mësipërm.

Historia proceduriale

Më 07 Maj 2020 SPAK ka regjistruar procedimin penal nr. 137 për veprën penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257a/a/2 i Kodit Penal.

Më tej, pas rreth një viti hetimesh, në Prill 2021, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë në GJKKO për sekuestrimin e disa pasurive të paluajtshme, të regjistruara në emër të ish gjyqtarëve apo familjarëve të tyre. Tregtimi, me vendndodhje në Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi; pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 e ndodhur në Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi (i afërm i ish gjyqtarit) dhe 55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore