Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Heshtja e Ramës! Kokat “hënkshin” socialistët e Fierit

Heshtja e Ramës! Kokat “hënkshin” socialistët e
Në PS e Fierit duke se “ujërat” janë trazuar, “paqa dhe dashuria” mes socialistëve duket se u shua. Dorëheqja e “gjyshit të madh” Gramoz Ruçit nga politika bëri që “peshqit” e vegjël të ngrejnë kokën dhe të ulërasin. I pari që e nisi këtë luftë brenda llojit ishte Petro Koçi i cili ësht deputet i zgjedhur i këtij qarku dhe kryetar i PS në Fier.
Petro Koçi shkroi pak ditë më parë se efektet e SPAK-ut dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndiejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier, ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tenderë publikë. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh, ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet, si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit, duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit ,shkroi Koçi.


Kjo deklaratë e deputetit Petro Koçi bëri që të reagonte ish-drejtori i Kadastrës në Fier, Ervin Bushi. Ky i fundit pretendon se deklaratat e Koçit kanë synim të përçajnë Partinë Socialiste. “Së pari, mendoj qe nuk eshte serioze per familjen politike shkrimi i statuseve te tilla prej tij, ne te cilat fyhen figura e baltosen personalitete duke venë si kriter vlerësimi interesat personale dhe duke shkelur me te dy kembet parimet mbi te cilat mbeshtetet forca jone politike. Sa keq keshtu, kur kryesia e PS-së te sjell per te bere pune te mira dhe t’i s’mundesh te besh asgje! Sa keq keshtu, kur kryesia te sjell per te punuar e bashkepunuar dhe ti vetem perc’an dhe njollos! Sa keq qe ne vend te shohesh se sa shume eshte rilindur e lulezuar qyteti yne ti deshiron te shohesh vetem njolla te erreta” reagoi ai. Do të jetë prokuroria speciale anti-korrupsion që pasi të marrë deponimet e deputetit Petro Koçi do të njoftojë mbi hapat që do të ndërmarrë për këtë çështje.


Një ndër presonat që përmendte ishte dhe kryetari i PS për Rajonin 2 në Fier, Fatjon Elezaj, që ka reaguar pas akuzave të deputetit të zgjedhur, duke e akuzuar Koçin se ka sabotuar Partinë gjatë zgjedhjeve. Elezaj thotë se edhe pse ishte Kryetar, Petro Koçi nuk ka shkuar në asnjë takim me socialistët e Fierit, sepse kishte hatërmbetje për emrat në listën për deputetë.


“Dua t’ju bëj me dije se ne çdo takim që ne patëm kryetari i emëruar i PS nuk mori pjesë as për të thënë 2 fjalë e as për të mbështetur Partinë Socialiste apo ne si përfaqësues të saj. E gjithë fushata u menaxhua nga Drejtuesi Politik i Qarkut z. Gramoz Ruçi dhe nga Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi”, shkruan kryetari i PS në Rajonin 2 në Fier. Më tej, ai thotë se Koçi ka pasur në qendër interesat personale.
“Me këtë që keni bërë ju zoti deputet i zgjedhur keni treguar se interesat tuaja personale janë më të mëdha se qyteti ynë. Me qendrimin tuaj keni treguar se nuk e doni as Fierin dhe as Partinë Socialiste. Ne nuk e lejojmë kurrë përçarjen e Partisë Socialiste”.


Qëndrimi i Petro Koçit vjen në një kohë kur SPAK ka nisur të godasë abuzuesit me tendera, siç ishte arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe grupit të tij në Lushnje si dhe grupit në Ministrinë e Brendshme për aferën e tenderave të uniformave të policisë. Bashkia e Fierit drejtohet që nga viti 2015 nga Armando Subashi, përfaqësues i Partisë Socialiste dhe ish-deputet i kësaj force politike. Që nga viti 2015 në Bashkinë e Fierit janë zhvilluar rreth 1 300 tendera, me vlerë dhjetëra milionë euro.

Por ajo që duket e çuditshme në këtë rast është heshtja e kryeministrit Rama, i cili nuk ka reaguar fare për këto ngjarje që po ndodhin në partinë e tij. E habitshme duket pasi një urdhër që kryeministri i dha Dritan Lelit dhe ai nuk e zbatoi po ia “ha” shpirtin çdo ditë duke e quajtur të vdekur apo duke bërë video duke mbledhur mbeturinat në Lungomare. Kjo heshtje e Ramës është e frikshme dhe socialistët duhet ti druhen, pasi më kujtohet thënia e famshme në një emision ku tha se “kokat lëngshin” për grupet kriminale dhe duket se kjo frazë po ju shkon dhe socialistëve të Vlorës./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore