Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

HEC-et në Valbonë kanë përfunduar, çfarë “pezulloi” Gjykata e Lartë?

HEC-et në Valbonë kanë përfunduar, çfarë

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të pezulluar punimet te dy hidrocentralet e ndërtuar në Lumin e Valbonës është shembulli më i mirë ilustrues i postulatit se “drejtësia e vonuar, është drejtësi e munguar”.

Absurdi është se Gjykata e Lartë urdhëroi pezullimin e punës për ndërtimin e HEC-it të Dragobisë dhe HEC-it të Ceremit, ndërkohë që puna për ndërtimin e këtyre dy HEC-eve ka përfunduar. Në raportin e Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2020, të dy hidrocentralet bëjnë pjesë në listën e HEC-eve që kanë lidhur marrëveshje për t’u lidhur me rrjetin brenda vitit 2021 dhe për të shitur energjinë. Në total, sipas ERE-s, dy HEC-et kanë një kapacitet prodhues prej 22 MegaWatt.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, shoqata “Toka”, që ngriti padinë fillestare kundër ndërtimit të këtyre HEC-eve mirëpret vendimin e gjykatës dhe pret zbatimin e tij.

“Një vendim i ngjashëm i bërë në 2018 nga gjykata e Apelit u injorua nga kompania dhe pronari i tyre Gener-2 bazuar në një padi kundër bërë në gjykatën e rrethit Tropojë të cilën Ministria e Drejtësisë në atë kohë e quajti "plotësisht e paligjshme". Ministria megjithatë nuk ndërmori hapa të mëtejshëm për të siguruar që vendimi i gjykatës për ndalimin e ndërtimit të zbatohej”, thotë kjo shoqatë.

Padia kundër HEC-eve mori udhë në vitin 2017 dhe u deshën plot 5 vite që drejtësia të funksiononte në këtë rast. Emisioni “Top Story” i kushtoi vëmendje gjatë një dokumentari investigues në 2019, ku u vlerësua edhe me çmim nga BE.

Kompanitë që fituan të drejtën e ndërtimit të HEC-ve akuzohen se kanë falsifikuar procesverbalet e konsultimit me publikun. Banorët e 27 fshatrave të Tropojës dhe shoqatat pretendojnë se firmat janë falsifikuar dhe se në listën e firmëtarëve kishte persona të vdekur tre vjet para përpilimit të procesverbaleve dhe emra personash që as ishin në dijeni të konsultimeve.

“Dragobia energy” është shoqëri koncesionare e themeluar për zbatimin e kontratës së hidrocentraleve në Luginën e Valbonës. Ajo është 100% në pronësi të “Gener 2” shpk. Gjithsej leje për ndëtimin e HEC në luginën e Valbonës, sipas asaj që zbuloi Top Story, ishin tre dy në lumin Valbonës dhe një në lumin Çerem, me një fuqi të instaluar në total 47 MegaWat, ku projektet nisën të zbatoheshin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore