Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Harta e re gjyqësore, frika e problemeve të vjetra

Harta e re gjyqësore, frika e problemeve të vjetra

Harta e re gjyqësore, që redukton numrin e gjykatave në të gjithë vendin dhe eleminon gjykatat e Apelit nëpër rrethe mund të dobësojë edhe më tej shërbimin e drejtësisë te qytetarët.

Alarmi është dhënë edhe nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, që është angazhuar në hartimin e reformës në drejtësi.

“Nuk mund të ketë drejtësi për qytetarin larg qytetarit! Harta e re e gjyqësorit rrezikon zbatimin e reformës në drejtësi”, thotë në një reagim të shkurtër ky fondacion.

Shkurtimi sidomos i numrit të gjykatave të apelit ka ngritur shqetësime se do të zvarrisë edhe më tej proceset gjyqësore. Aktualisht mes apelit administrativ dhe apelit penal në vend ka 12 gjykata të tilla me një stok dosjesh në total rreth 15 mijë të tilla.

Me shkrirjen e këtyre gjykatave dhe transferimin vetëm në një gjykatë apeli me qendër në Tiranë, të 15 mijë dosjet do të grumbullohen në kryeqytet së bashku me paditësit, paditurit dhe qytetarët që kërkojnë drejtësi.

Ekspertët paralajmërojnë se përqëndrimi i gjykatave dhe dosjeve mund të sjellë një efekt negativ në kohëzgjatjen e proceseve, që edhe kështu siç janë shpërndarë gjykata kanë problematika të mëdha sa u takon afateve.

Shkelja e këtyre afateve bie ndesh edhe me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që duke shqyrtuar ankesën e një qytetari tha se procesi i vettingut dhe e gjithë reforma në drejtësi nuk mund të jepet si justifikim për zvarritjen e proceseve gjyqësore.

Për më tepër, një eksperiment i tillë përqëndrimi të gjykatave me arsyetimin se do t’i shërbente luftës kundër korrupsionit u ndërmor në vitin 2009 dhe dështoi paq.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore