Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Gurakuqi nxjerr zbuluar mashtrimin e Nishanit: Si ka mundësi që PD ia la të drejtën e zgjedhjes së deputetëvë?

Gurakuqi nxjerr zbuluar mashtrimin e Nishanit: Si ka mundësi që PD ia

Ish deputeti Romeo Gurakuqi ka nxjerrë zbuluar mashtrimin e ish-presidentit Bujar Nishani, i cili e sulmoi ashpër duke e akuzuar si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, atë dhe babanë e tij.

Por Gurakuqi me anë të një postimi të sotëm në rrjetet sociale ka zbuluar falsifikimin e ish-presidentit, që tashmë ka pasur detyrën për të përzgjedhur kandidatë e PD-së për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

" Nga individi në fjalë, ish -president i Republikës, janë përdorur dy numra kartelash, emrat e dy oficerëve operative dhe dy pseudonime informatorësh të ish -Sigurimit të Shtetit, të cilët identifikohen lehtë në Berat dhe Lushnjë. E gjithë kjo maskaradë është stisur për të goditur një deputet të PDSH, familjen e tij, për të më frikësuar, për të mbytur fjalën e lirë dhe arsyetuar mbrapshtitë  e goditjes së deputetëve opozitare nee bllok", shkruan Gurakuqi, i cili publikon dhe dokumentin e vendimit të Autoritetit të Dosjeve që i shpreh se është i papërlyer.

Gurakuqi më herët ka bërë të ditur se do ta padisë ish-presidentin për shpifje. " Tashmë, që shpifja e tij doli sheshit, atë nuk ka retorikë që ta shpëtojë, avokat që ta mbrojë, përkrahës të ndershëm të së djathtës që të mos e braktisë. Unë premtoj se ai do bëhet shembull për cilindo që të ardhmen e vet e ndërton  mbi praktika të tilla diversioni. Pyetja tjetër qee vjen natyrsheem nee radhee është: Si  ka mundësi që një njeri me këtë spesor moral dhe intelektual të jetë caktuar dhe të ketë shoshitur kandidatët e mundshëm për deputetë të PDSH?", shprehet Gurakuqi.

Reagimi i plotë

Sapo jam njoftuar nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), se dy kartelat në shifra të paraqitura nga ai individi që për fat të keq ka qenë President i vendit, nuk kanë të bëjnë as më mua, as me familjen time.

E gjithë mjegulla e hedhur në opinionin publik kundër personit tim dhe njerëzve të familjes sime nga ish - presidenti i Republikës dhe simahorët e prapësive të tij përbën një shpifje të mirëfilltë, një përpjekje për të më dëmtuar imazhin, shantazh kundër personit tim.

Rasti në fjalë është flagrant dhe përbën skandal të paprecedent në jetën publike të Shqipërisë së 30 viteve të fundit, që nuk mund të kalohet lehtë, jo vetëm nga unë, por shpresoj as nga  organet e drejtesisë dhe ligjit të Republikës së Shqipërisë.

Nga individi në fjalë, ish -president i Republikës, janë përdorur dy numra kartelash, emrat e dy oficerëve operative dhe dy pseudonime informatorësh të ish -Sigurimit të Shtetit, të cilët identifikohen lehtë në Berat dhe Lushnjë. E gjithë kjo maskaradë është stisur për të goditur një deputet të PDSH, familjen e tij, për të më frikësuar, për të mbytur fjalën e lirë dhe arsyetuar mbrapshtitë  e goditjes së deputetëve opozitare ne bllok.

Pyetja ime është: Kush është ky individ, që guxon të kryejë një vepër të tillë kaq të rëndë kundër personit, një natë para Krishtlindjeve?

Është ish- Presidenti i vendit dhe ish-ministri i Brendshëm, i cili pasi rrëfen si pa gja të keq, se në detyrën që ka pasur ka shkelur disa ligje, godet politikisht duke shpifur paturpësisht një përfaqësues të lartë të Opozitës shqiptare, drejtuesin e përfaqësisë demokrate të Shkodrës në Parlamentin e Shqipërisë, një nga anëtarët e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë.

Nuk kam mjete të tjera për t'iu përgjigjur një individi, që në linjë me gjithë jetën e karrierën  e vet, për një javë rresht gënjeu  në mënyrë djallëzore  opinionin publik, lëndoi  familjarët  e mi, indinjoi miq, dashamirë, bashkëqytetarë, njerëz vullnetmirë dhe me arsye, krijoi aq trazirë kundër Opozitës, sikurse e kishte ba gjeneralisht në media për dy muaj rresht, që nga data, 23 tetor 2020.

Unë gjej rastin të falënderoj nga zemra bashkëqytetarët  e mi, të cilët më mbështetën fuqishëm që ne momentin kur dëgjuan lajmin e pështirë, nuk dyshuan kurrë tek unë dhe nuk i besuan për asnjë çast shpifjeve poshtëruese  të këtij njeriu, që u maskua nën petkun e ish- presidentit.

Vetvetiu lind pyetja: nëse një si ai paska pasur të dhëna kaq të rënda kundër një deputeti të PDSH, pse nuk ka folur menjëherë duke e denoncuar faktin?

Si është e mundur që Kryetari i Këshillit Kombëtar godet me shpifje të denja për shërbime kurthesh,  një deputet të partisë së tij, një anëtar të këtij Këshilli?!

Individit në fjalë inati ia errësoi arsyen, zanati i vjetër ia zgjoi shqisat e përfjetura, banaliteti i së keqes ia paralizoi arsyen dhe sulmoi në terrin që ka brenda vetes. 

Tashmë, që shpifja e tij doli sheshit, atë nuk ka retorikë që ta shpëtojë, avokat që ta mbrojë, përkrahës të ndershëm të së djathtës që të mos e braktisë. Unë premtoj se ai do bëhet shembull për cilindo që të ardhmen e vet e ndërton  mbi praktika të tilla diversioni.

Pyetja tjetër qee vjen natyrsheem nee radhee është: Si  ka mundësi që një njeri me këtë spesor moral dhe intelektual të jetë caktuar dhe të ketë shoshitur kandidatët e mundshëm për deputetë të PDSH?

Në fakt ai, masha e topitur e së keqes, por sidomos ata, simahorët nxitës, që me anën e tij tentuan të mashtrojnë opinionin publik, më në fund duhet ta kuptojnë se e shkuara nuk blihet, sado i pasur qofsh sot, sado diploma të kesh blerë në tregun e shumicës. Sepse e kaluara rri aty, e shpërndarë në mijëra pikla dhe stërkala, që nuk shlyhen me kinse pushtetin e dhuruar pikërisht për shërbime të këtilla.

Koha kur mbi njerëz të pafajshëm ndërtoheshin skema poshtërimi dhe prozhmimi nga kupolat e errëta, ka marrë fund. Këtë gjë ia bëj me dije këtij individi, që ka pasur rastin të kryesojë Republikën dhe te gjithë kurthaxhinjve që i bëjnë hije, që kujtojnë se ai ka diçka në dorë për të ardhmen e Opozitës, që shkon me vendosmeeri drejt drejtimit të vendit. Këtë gjë ua premtoj edhe qytetarëve shqiptarë, pse dinjiteti im dhe vlerat që më ushqejnë nuk më stepin në impenjimin tim politik.

Nishani e ka nisur karrierën si shërbëtor i zjarrtë i dhunës, mbrojtës i dhunuesve dhe ndihmës i mjeshtërave të kurtheve të botës së cilës ai i përket gjenetikisht.

Me individin në fjalë do të vijoj betejën nëpërmjet drejtësisë shqiptare, e cila duke e dënuar aktin qe ai kreu, do të dënojë shpifjen si mjet për të kontrolluar politikën shqiptare dhe për të mashtruar opinionin publik.

Gurakuqi nxjerr zbuluar mashtrimin e Nishanit: Si ka mundësi që PD ia

Gurakuqi nxjerr zbuluar mashtrimin e Nishanit: Si ka mundësi që PD ia

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore