Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Grupi i ri parlamentar jashtë PD?! Dash Shehi konfirmon lajmin e gazetës Shqip: Kemi pirë kafen për…

Grupi i ri parlamentar jashtë PD?! Dash Shehi konfirmon lajmin e

Ashtu siç e paralajmëroi  gazeta Shqip aleatët e Bashës duan të formojnë grupin e tyre parlamentar jashtë parties demokratike. Këtë e ka konfirmuar vetë aleati i Bashës dhe deputet nga lista e PD-s, Dashamir Shehi i cili në një emision televiziv ka thënë se Ne po mundohemi, ne partitë e vogla. Për çfarë? Për një hapësirë, asgjë më shumë, tha Shehi.
Ai shton më tej se nëse unë rri në grupin e PD-së, vendosem i 55-ti, a ku di unë kur bie radhë për të folur. Ndërkohë që kam drejtë të folur më shumë. Jo kur të më teket mua. Për të pasur më shumë hapësira. Për të kontribuar. Për të mos qenë të gjithë me një zë.

Artikulli i plotë i gazetës Shqip:

Pasi mbaruan ethet e krijimit të qeverisë se kush do ishin emrat e rinj në qeverinë Rama 3. Ka plasur “lufta” në kampin opozitar kur të gjithë po merren me Sali Berishën, aleatët e Bashës në kokën e tyre po mendojnë strategjinë e radhës.

Mediat shkruajnë se aleatët opozitar të cilët u strehuan në siglën e PD dhe morën mandate tashmë duan të divorcohen prej saj.  Mes aleatëve pritet të ketë një takim ku mendohet që do të jetë tema e krijimit të një grupi parlamentar jashtë PD-s.

Duket se mospërfillja që po i  bën Basha  aleatëve po i kthehet në boomerang, pak ditë para mbajtjes së seancës së parë të legjislacionit të ri në Kuvend

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ai i PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Vangjel Dule do të takohen ditën e nesërme për të vendosur mbi të ardhmen e tyre politike në Parlament nëse do krijojnë një grup të ri parlamentar apo do mbesin brenda parties demokratike.

Po çfarë thotë rregullorja e kuvendit të Shqipërisë?

 “Brenda 5 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit ose e marrjes së mandatit gjatë legjislaturës, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë ose deklarimin si deputet i pavarur ose jashtë grupeve parlamentare.

Grupi parlamentar formohet nga jo më pak se 7 deputetë. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm në një grup parlamentar”, thuhet në pikën 5 dhe 6 të nenit 16 të rregullores së Kuvendit.

A i kanë aleatët numrin e deputetëve për të krijuar grupin e ri parlamentar?

Duke pare numrin e deputetëve duket se aleatët mund ta lënë në baltë Bashën dhe të krijojnë një grup të ri parlamentar.

Dorëheqja e Mark Markut jo vetëm e dëmtoi PD por i dha një deputet parties së Fatmir Mediut.

Në zgjedhjet e 25 prillit, me logon e Partisë Republikane, por në listën e PDsë dolën tre deputetë: një në Tiranë që ishte Fatmir Mediu,  dy në Lezhë; Elda Hoti dhe  Lindita Metalija.

PDIU mori tri mandate, dy në Tiranë Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe një në Qarkun e Fierit.

LZHK Dashamir Shehi i rënditur i 13 në Tiranë mori 4338 vota.

PAA- Agron Duka mori mandatin e deputetit i rënditur në listë të sigurt nën siglën e PD.

PBDNJ - Vangjel Dule (PBDNJ) i rendituri i 11 në Tiranë i cili i dha Bashës  643 vota dhe I mori mandatin e deputetit.

Në një llogaritje të thjeshtë matematikore duket se aleatët i kanë deputetët për të formuar grupin parlamentar, por në thelb hasen probleme.

Ose ndoshta LSI i ka bërë ndonjë ofertë më të mire dhe duan të krijojnë një opozitë tjetër që të rivalizojnë Ramën dhe Bashën.

Duket se shtatori politik do të jetë i nxehtë dhe duhet ta shijojmë me disa kokoshka ku të shikojmë telenovela me politikanë “tradhëtarë” me shumë seri.

Përveç halleve të humbjes në zgjedhje, shpallja e Berishës non-grata duket se Bashës i u shtua edhe një hall tjetër përçarja me aleatët/Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore