Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Greqia “trimërohet” pas tërheqjes së “Oruç Reis”: Mezi presim të fillojmë kërkimet në Mesdheun Lindor

Greqia “trimërohet” pas tërheqjes së

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka bërë të ditur se Athina do të vijojë sërish eksplorimet e naftës e gazit në Mesdheun Lindor, por nuk përcaktoi kohën se kur.

Shefi i diplomacisë greke, në intervistën e dhënë për gazetën e Athinës Eleftheros Typos, ka komentuar në mënyrë të zgjeruar tërheqjen e Turqisë e përkatësisht anijes së saj kërkimore “Oruç Reis” në bregdetin pranë Qipros.

Tërheqja ndodhi pas negociatave të shumta që zhvilloi kancelarja Merkel dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo në Athinë e Ankara për të ulur gjakrat mes dy anëtarëve të NATO-s. Është rënë dakord se nuk do të ketë asnjë kërkim në det për hidrokarbure nga palët në mënyrë të njëanshme.

Por edhe pas kësaj, Athina duket se po luan me nervat e turqve, duke i përmendur sanksionet e BE-së por edhe të drejtën e saj për të kërkuar naftë.

“Greqia përshëndeti tërheqjen e "Oruç Reis" si një hap i parë drejt shtensionimit. Sidoqoftë, ne deklaruam se po presim të shohim nëse kjo do të ketë vazhdimësi dhe qëndrueshmëri. Respektimi i legjitimitetit ndërkombëtar nuk mund të jetë as momental dhe as një dimensional. Duhet të jetë e përgjithshme dhe e qëndrueshme.

Greqia kërkon ç’tensionim dhe është gjithmonë në favor të dialogut. Siç ka theksuar Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, dritarja e dialogut me Turqinë është e hapur, por një kusht i domosdoshëm është që të mos ketë veprime të paligjshme nga ana e saj. Ne kemi deklaruar se presim me padurim fillimin e kontakteve eksploruese”.

Pyetjes së gazetarit se a A janë sanksionet më në fund në tryezën e BE-së? Dendias i përgjigjet:

“Sanksionet jo vetëm që qëndrojnë në tryezë por marrin formë, pasi iu referohen qartë Konkluzioneve të Samitit, neneve 29 dhe 215 të Traktatit për Bashkimin Evropian, të cilat merren me sanksione. Nëse deri në dhjetor Turqia nuk ka dhënë shenja të prekshme të de-përshkallëzimit dhe vazhdon veprimet e saj të paligjshme, atëherë Bashkimi Europian do të ndërmarrë hapin tjetër. Turqia thirret të provojë se do të thotë atë që thotë dhe se ajo kërkon sinqerisht dialog, domethënë braktis veprimet e saj të paligjshme, shantazhet dhe kërcënimet”.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore