Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e

Në fillim u fol se do të takohen në Tiranë, e më pas në një hotel të Stambollit, por në fakt Erdogan i ka pritur njerëzit e Qirjakos Micotaqisit në sarajet e vjetra të Sulltanit në Dollma Bahçe, pranë Bosforit.

Është gazeta greke Prothothema dhe CNN turk që japin detaje mbi negociatat Ankara-Athinë për të zgjidhur përplasjen për detin Mesdhe.

Erdogan ka dërguar njeriun e tij më të besuar e më të rëndësishëm, njeriun e 1 mijë mistereve Ibrahim Kalin, i cili ka pritur në divanin perandorak të metropolit që bashkon Europën me Azinë, përfaqësuesit e kryeministrit grek.

Pritje e ngrohtë, për të krijuar besim, e që tregon se Turqia nuk do më përplasje por zgjidhje me Greqinë. Sa ka shërbyer Edi Rama si ndërmjetësues në këtë klimë, mediat greke e turke nuk thonë, por fakt është se Kryeministri shqiptar ka qenë lajmës.

Takimi u zhvillua sot me titullin “kontakte eksploruese”. Raundi i 61-të fillon aty ku u ndal, në 2016, kur Turqia u tërhoq nga dialogu.

Delegacioni grek drejtohet nga diplomati Pavlos Apostolidis, i cili merret me këtë çështje që nga viti 2010. Me të është ambasadori Alexandros Kougiou, i cili në të kaluarën ka drejtuar Drejtorinë kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Turqinë.

Delegacioni turk përfshin Sedat Onal, Zëvendës Ministër të Jashtëm dhe Tsagatay Ertsiges, Drejtor i Aeronautikës në Ministrinë e Jashtme Turke. Por të gjithë bisedimet i drejton Ibrahim Kalin, si për të treguar rëndësinë që “Sulltani” i jep bisedimeve me Athinën.

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e

Negociatat në fillim do të jenë “sekrete” deri në arritjen e një marrëveshjeje. Greqia ka frikë se Ankaraja do të përpiqet të bllokojë palën greke në bisedime pa nxjerrë gjë në dritë.

“Turqit po veprojnë në planin afatgjatë. Tani ata mendojnë se po humbin mundësinë për të bërë një fitim në terren”, thekson për gazetën Protothema një zyrtar i lartë grek.

Vendimi për shtrirjen e 12 miljeve të Greqisë në detet që kufizohet do të respektohet nga Turqia, përveç ishujve që ka shumë afër. Me një fjalë 12 milje janë thjesht një gjest jo real, jo i efektshëm.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu, ka thënë “pozicioni i Turqisë për çështjen e ujërave territoriale të Egjeut nuk ka ndryshuar”.

Pra ende kjo çështja është një ‘casus belli’, pra një shkak për luftë. Por fakt është që në vend që të tregojnë topat, palët sot kanë ngrënë bakllava me stika, siç thotë CNN turk. Takimi me tyre ka zgjatur tre orë dhe ende nuk janë dhënë detajet e para, ndërsa Greqia bëhet gati për raundin tjetër që do të zhvillohet në Athinë./GazetaShqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore