Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Grabitja 6 milionë euro në Rinas, 6 orët e përplasjes mes dëshmitarit dhe 3 të akuzuarve në sallën e gjyqit

Grabitja 6 milionë euro në Rinas, 6 orët e përplasjes mes

Ka zgjatur mbi 6 orë në gjykatë ballafaqimi mes dëshmitarit dhe tre të akuzuarve për supergrabitjen e Rinasit në vlerën e 6 milionëve eurove.

Alkond Bengasi  i arrestua si një nga autorët e grabitjes së parave në pistën e Rinasit u përball këtë të hënë me të arrestuarit e tjerë për këtë ngjarje.  Seanca ka zgjatur për më shumë se 6 orë në gjykatën special, ndërsa Bengasi mban statusin e dëshmitarit të mbrojtur, pasi ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë duke zbardhur edhe rolat e të arrestuarve.

Në seancën e  ballafaqimit  me Bengasin janë paraqitur Oltion Veseli si dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.  Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se Veseli ka mohuar të jetë i përfshirë në grabitjen e Rinasit, si dhe të ketë njohje me Bengasin. Seanca ka nisur prej orës 09:00 të paradites së sotme dhe ka përfunduar rreth orës 15 e 15 minuta, mësohet se Alkond Bengasi u ka qëndruar deklarimeve që ka thënë më parë në lidhje me grabitjen.

Grabitja 6 milionë euro në Rinas, 6 orët e përplasjes mes

Dëshmia e Alkond Bengasit

Sipas deklarimeve në prokurori të 34-vjeçarit  Alkond Bengasi, i cili është dhe i afërm i Klement Çalës, sqarohet se, çdo gjë ka nisur para 6 muajsh në një drekë në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ai ka rrëfyer për hetuesit se bashkëpunimi mes Admir Muratajt dhe Klement Çalës ka nisur  pas  arratisjes nga një burg i Greqisë.  Sipas tij, ata kishin realizuar disa grabitje dhe me paratë e fituara  hapën  një restorant  në zonën e Liqenit të Thatë aty ku banonin të dy.  Puna e hetuesve deri tani është e bazuar mbi dëshminë e Alkond Bengasit i cili ka identifikuar 9 persona, të cilët sipas tij  kanë pasur dijeni për grabitjen. Por roli i Bengasit në këtë ngjarje ka qenë periferik, pasi nuk ka dijeni për 5 personat të cilët kanë qenë në pistë dhe të tjerët që janë marrë me largimin e parave nga aty.

Grabitja e parave

Ngjarja ndodhi më 9 Prill të vitit të kaluar, ku pas përplasjes me policinë mbeti i vrarë edhe Admir Murataj. Të arrestuar për këtë ngjarje janë Klement e Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi. Ndërsa vijon ende në kërkim Talo Çela. Ata akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare dhe realizoi grabitjen. Po kështu vazhdojnë ende hetimet për persona të tjerë të përfshirë, si pjesë e këtij grupi kriminal, por edhe për punonjësit që duhet të merrnin masa për sigurinë e perimetrit të aeroportit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore