Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Google Map “i vendos” emrin e Skënderbeut një stadiumi në Serbi; trazohen mediat në Beograd

Google Map “i vendos” emrin e Skënderbeut një stadiumi

Mediat serbe janë “çmendur” këto ditë, pasi Google Map tregon një lokacion të njohur në Serbi se mban emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

Sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me një hakim të aplikacionit ç’ka ka shkaktuar një revoltë të madhe në rrjetet sociale serbe por edhe në portalet e tabloidët e këtij vendi.

Një pjesë të këtyre reagimeve i ka sjellë edhe portali shqip në Zvicer Lecanton 24, por ndërkohë edhe media serbe apo portali rus Sputnik, kanë publikuar këtë polemikë.

Bëhet fjalë për stadiumin e qytetit të Kraljevës, kryeqendra e Rashkës, jo shumë larg veriut të Kosovës, i cili në aplikacionin e Google mbante emrin e heroit kombëtar shqiptar.

Ndërsa të gjitha ndërtesat dhe rrugët përreth ishin të shkruara me alfabet latin serb, në "Google map" stadiumi është i shënuar në alfabetin shqip si "Stadium Gjergj Kastriot Skenderbeu".

Stadiumi afër Ibrit u ndërtua në mesin e viteve 1970 dhe nuk ka asnjë emër që nga fillimi, por njihet si - Stadiumi Atletik. /GazetaShqip

Google Map “i vendos” emrin e Skënderbeut një stadiumi

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore