Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe procedurën për anëtarët

Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe

Mazhoranca ka paraqitur disa ligjeve që ndërhyjnë në paketën e reformës në drejtësi, duke prekur ligjin e plotësimit me anëtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në Parlament, deputetja Klotilda Bushka ka paraqitur nismën për thjeshtuar, sipas saj,procedurat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës, duke mos e zgjatur pafund procesin që zhvillohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Gjithashtu këto ndryshime lidhen edhe me faktin e mungesës së anëtarëve në Gjykatën e Lartë, institucion i cili ka të drejtën e zgjedhjes së tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Shtesat dhe ndryshimet në ligj  kanë si qëllim thjeshtëzimin e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës Kushtetutese për të garantuar funksionimin e plotë dhe normal të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, përmes këtyre ndryshimeve synohet që ky ligj të harmonizohet edhe me ligjet e tjera të paketës së reformës në drejtësi, veçanërisht sa i takon shumicës së nevojshme për të pasur një mbledhje të vlefshme të gjyqtarëve nëpër Gjykata, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë”, thuhet në argumentimin e paraqitur nga deputetja nëpërmjet relacionit.

Pikërisht kërkohet shfuqizimi i dy pikave që kanë bëjnë me procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatave nga Presidenti dhe Parlamenti.

“Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit. Lista shoqërohet nga një raport me shkrim ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin kandidat”. Ky është propozimi i depuetës që synon të shfuqizojë këtë paragraf në dy nenet 7/b dhe 7/c.

Deputetja propozon gjithashtu edhe dy ndryshime të tjera në ligjin për funksionimin e organizmin e Gjykatës Kushtetuese, duke i siguruar anëtarit që i mbaron mandati një vend pune në sistemin gjyqësor.

“Në nenin 18, pika e 3, pas fjalisë së parë, shtohet fjalia e dytë si më poshtë: "Në rastet kur, përpara emërimit, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzonte statusin e magjistratit, në përfundim të mandatit si gjyqtar i gjykatës Kushtetuese, ka te drejte të caktohet të paktën në një pozicion ne nivel apeli, përkatësisht në gjykata ose në prokurori, me kusht që të plotësojë kriteret për atë pozicion, në përputhje me legjislacionin në fuqi për statusin e gjyqtarëve dhe Prokuroreve”, thuhet në amendamentin e paraqitur.

Ndërsa propozimi tjetër lidhet me faktin se “Deri në emërimin e të paktën tre të katërtat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, por, në çdo rast, jo më vonë se data 31.12.2023, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës se Larte, sipas pikes 3, te nenit 7/9, ete këtij ligji, është e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtareve të Gjykatës së Lartë”.

Procesi për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese kaloi në përplasje të forta mes presidentit dhe parlamentit. Konflikti lindi pikërisht për shkak të listave që u paraqitën në KED dhe në tejkalim të afateve kohore.

Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore