
GJKKO "me dorë të hekurt"! Rrëzohet kërkesa e Lefter Kokës, avokati "plas BOMBËN": Të pyetet Ahmetaj
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Kujtojmë se Koka kërkoi bashkimin e dy dosjeve të inceneratorëve të Fierit me Elbasanit për t'u hetuar si një e vetme, teksa kërkesa është bërë në gjykatë në seancën e sotme paraprake nga avokati i Lefter Kokës.
Ndër të tjera mësohet se sipas avokatit, u kërkua të bashkohet gjykimi nën argumentimin se çështjet janë në të njëjtën fazë dhe pothuajse janë të njejtet te pandehur.
Ndërkohë që seanca për inceneratorin e Fierit është shtyrë për në datën 1 shkurt.
Pas seancës, Saimir Visha, avokati i ish ministrit Lefter Koka është shprehur se çështja e inceneratorit të Elbasanit duhet të rikthehet për hetim dhe të pyetet ish zëvendës kryeministri, Arben Ahmetajt. Sipas tij, aktualisht janë duke u gjykuar viktimat.
"Ne kërkojmë që çështja të rikthehet në hetim për t'u pyetur Arben Ahmetaj. Sepse këtu po gjykohen viktimat. Se kuptoj sesi und gjykohet dy herë i njëjti fakt. Edhe paratë e lënë për ruajtje nga shefja e kabinetit, se vjedhje s'është ajo, duhet të kalojnë në favor të shtetit dhe të kalojnë për pastrim produkti me këtë procedim penal."- tha avokati Saimir Visha.



Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >



Bie sërish çmimi i naftës, me sa do të tregtohen karburantet
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




