
Furnizoi me gaz falsifikatorin serial, kallëzohet në SPAK kreu i IKMT-së së Korçës
Kryeinspektori i IKMT-së së Korçës, Enver Shahinasi, është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gazeta "Shqip" investigoi veprimet dhe mosveprimet e këtij funksionari, nga ku rezultoi se ai kishte një marrëdhënie biznesi me një biznesmen i cili kishte ndërtuar pa leje.
Një marrëdhënie kriminale, duke ngritur hije të mëdha dyshimi se Shahinasi po "mbron" me fanatizëm ata që ndërtojnë pa leje, që presin pyje apo ata që falsifikojnë dokumente. Burime nga SPAK i thanë "Shqip" se në adresë të tyre ka shkuar një kallëzim penal i firmosur nga S.B., i cili ka radhitur një seri shkeljesh të Shahinasit.
"Z. Reli ka kryer ndërtime të paligjshme në pasurinë e paluajtshme në bashkëpronësi. Për këtë arsye, kallëzuesi vazhdimisht është ankuar pranë organeve kompetente për mbrojtjen e territorit në nivel vendor (IMT Korçë) dhe nivel qendror (IKMT). Si rrjedhojë e insistimeve dhe kallëzimeve, IMT Korçë ka ushtruar inspektime dhe ka dhënë vendime lidhur me paligjshmërinë e ndërtimeve. Ndërkohë IKMT si organ qendror nuk ka vepruar në asnjë moment edhe pse ka qenë në dijeni të këtyre paligjshmërive, duke ngritur pretendime për ngarkesën në punë apo mos plotësim me organike" thuhet në këtë kallëzim.
Por, referimi në prokurori është bazuar pikërisht te deklarimet e z.Shahinasi në organet e prokurorisë, gjatë hetimeve të ndërtimeve pa leje në resortin "Montrelux", i ngritur me falsifikime mbi subjektin "Morava Resort". "Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera janë thirrur edhe u pyetën përveç shtetasit Edlir Limllari, IMT Korçë, edhe shtetasi Enver Shahinasi, Alketa Petro punonjës të IKMT, Drejtoria Korçë, të cilët ngrenë pretendime për ngarkesën në punë. Mosplotësimin me organikë edhe mbi këtë fakt nga ana e tyre nuk është kryer asnjë kontroll.
Po kështu në deklarimin e tij shtetasi Enver Shahinasi thekson se ata krijojnë plane pune disa mujore për kryerjen e kontrollit dhe zonat turistike dhe ato në akset kryesore rrugore janë në fokusin e tyre por për këtë ndërtim nuk është kryer asnjë lloj inspektimi" thuhet në një dosje të prokurorisë.
E shkruar e zeza mbi të bardhë, duke faktuar se Shahinasi qartësisht e ka përkrahur dhe miratuar këtë procedurë të paligjshme, për të cilën mund të kenë përfituar disa privilegje të premtuara nga pala tjetër.
Më herët, është faktuar me dokumente se bashkëshortja e kreut të IKMT-së së Korçës, Pranvera Shahinasi, është aksionere me 25 % në subjektin "Korça Gas". Sipas kontratave dhe faturave tatimore, rezulton se subjekti "Korça Gas" ka furnizuar me gas subjektin "Montrelux". Pra, një marrëdhënie biznesi mes kreut të IKMT-së dhe subjektit që duhet të kontrollonte.




Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >




Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qershori "i përgjakur" me bilance tragjike, 15 të vdekur dhe 11 të plago...
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
Karburantet, nuk preken taksat! Shqiptarët do të vijojnë t’i blejnë më shtrenjtë se vendet e rajonit

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në Rajon

Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...
Aktualitet

Çfarë po ndodh? Policia 'blindon' Dibrën, 78 efektivë zbarkojnë në terren...
Historia e plotë >


