
Fshehja e rastit të Shijakut, si del bllof PD për vdekjen e 82-vjeçares me Covid
Eksperti i Partisë Demokratike, Gazment Koduzi në emisionin Open në Top Channel denoncoi një rast në Shijak, ku një shtetase nuk ishte deklaruar se kishte vdekur nga Covid, duke akuzuar se ministria e Shëndetësisë e kishte fshehur këtë fatalitet.
Koduzi nxori si pretendim një rast në qytetin e Shijakut, duke pretenduar se një shtetase kishte vdekur nga Covid, por nuk ishte deklaruar.
Sot PD-ja, nxori një tjetër dëshmi të personit familjar dhe që denonconte këtë fakt. Por Gazeta “Shqip” ka kontrolluar deklaratat e dhëna nga ministria e Shëndetësisë dhe të përditësimeve të kryera dhe se rezulton se ky rast i tillë është deklaruar në konferencën e datës 5 gusht.
“Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58-vjeçar nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kruja, dhe një 82-vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63-vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69-vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve”, thuhet në deklaratën e lëshuar më 5 gusht.
Pikërisht bëhet fjalë për shtetasen L.D, 82 vjeçe që humbi jetën nga Covid. Kjo është publikuar dhe në faqen zyrtare të ministri dhe gjendet i aksesueshëm në linkun faqes zyrtare të ministrisë. Prej ditësh opozita ka akuzuar ministrinë për fshehjen e vdekjeve nga Covid, por ky rast që paraqitet si akuzë nuk qëndron. Këtu është edhe linku i njoftimit zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë (https://shendetesia.gov.al/covid-19-ministria-e-shendetesise-139-raste-te-reja-6-humbje-jete-dhe-69-te-sheruar-ne-24-oret-e-fundit/)
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.






Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >


Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhet e zgjedhjeve në TCH/ Televizioni kontratë me kompaninë IPSOS, ...
Historia e plotë >
“Nuk pranoi që Trump të ishte në varrimin e tij”, bëhet film jeta e sena...
Historia e plotë >
Lista e donatorëve/ Mblidhen 2 miliardë dollarë për vaksinën kundër COVID-19 për vendet e varfra

Shifrat e larta të Covid-19/ Tomini: Jemi herët për një mbyllje gjeografike apo kombëtare

Çfarë ndodh nëse njëkohësisht prekeni nga gripi dhe Covid?
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
