
Fshatarët që rruga Tiranë-Elbasan u mori arat shpërblehen me shifra qesharake
1.5 hektarë tokë arë dhe truall që janë shpronësuar për të ndërtuar Rrugën Tiranë-Elbasan janë vlerësuar nga autoritetet shtetërore me vlerën qesharake prej vetëm 8 milionë lekësh.
Kjo është shifra që do të përfitojnë 15 familje të shpronësuara në këtë aks, sipas një vendimi të Qeverisë të vitit 2012.
Ata shpronësohen sipas VKM-së numër 228 të datës 29 shkurt 2012 “për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Tiranë-Elbasan”.
Në listën e hartuar nga Agjencia Shtetërore e Shpronësimit, të siguruar nga Gazeta Shqip, pasuritë e shpronësuara ndahen në truall, arë, ullishte, pemëtore dhe vresht. Në bazë të llojit të pronës, vlera e tyre ndryshon, ku lloji arë ka vlerën më të ulët dhe truall vlerën më të lartë.
Vlera e llojit të pronës arë është qesharake në të paktën tre raste nga lista e 15 familjeve që shpronësohen. Sipas vlerësimit, në një rast pronarët e këtyre arave do të shpronësohen me vlerën qesharake prej 375 lekësh për metër katror, ndërsa në dy raste të tjera shpronësimi është përllogaritur në 390 lek për metër katrorë.
Prona truall nga 15 familjet e prekura kanë vetëm dy, që kompensohen me përkatësisht 3300 dhe 3600 lek për metër katror. Vlerësime qesharake ka edhe për ullishtën, vreshtat dhe pemëtoret, që variojnë nga 375 lek për metër katror deri në 520 lek për metër katror.
Në total, shuma që shteti do t’u japë këtyre shtetasve, që të cilëve u ka marrë përgjithmonë pronat është 7.99 milionë lek, një pikë loti në oqeanin e kostove totale të Rrugës Tiranë-Elbasan, ku 40 milionë euro shkuan vetëm për gjyqin e humbur në arbitrazh me kompaninë greke Aktor.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.









Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >