Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

FOTOLAJM/ Ja kush është Orges Xhelili, që plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës

FOTOLAJM/ Ja kush është Orges Xhelili, që plagosi me thikë

Fotoja e Orges Xhelilit, autorit të plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, është publikuar.

Autori ndodhet në komisariat, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur afër bashkisë së Divjakës.

Kokoneshi dhe shoferi Gazmend Bullari ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.



Kokoneshi pas një debati me shtetasin Orges Xhelilin është goditur me thikë nga ky i fundit afër bashkisë.

Mësohet se Orges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës, raporton TCH.

Sipas informacioneve, dyshohet se shkak i plagosjes ishte largimi I partneres së Xhelilit nga posti si kryenfermiere në poliklinikën e Divjakës.

Ende nuk janë bërë plotësisht të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

FOTOLAJM/ Ja kush është Orges Xhelili, që plagosi me thikë

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore