Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

(Foto) Mashtrimi qesharak/ Berisha nxjerr një demokrat duke grisur teserën e Partisë Socialiste

(Foto) Mashtrimi qesharak/ Berisha nxjerr një demokrat duke grisur

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndahet lajme fakenews me postimet në rrjetet sociale. Në Facebook i tij, Berisha ka postuar një video ku jepen dy anëtarë të PS-së, që i përkasin zonës së Dibrës që grisin teserat e Partisë Socialiste, duke iu bashkuar Partisë Demokratike. Edhe pse nuk dihet vërtetësia e videos, kohës që i përket, Berisha në postimin e tij shprehet se socialistët e thjeshtë po e braktisin PS-në dhe se po i bashkohen PD-së.

Por nga një hulumtim i thjeshtë rezulton se një person që gris teserën është Bashkim Murati, anëtar demokrat, e këtë Berisha e bën për t'i hedhur hi syve.

Madje, Murati është personi që ka dalë edhe në foto me kryedemokratin Lulzim Basha, që duket se janë gjatë fushatës elektorale. Pas këtij postimi, menjëherë portalet që i ka në pronësi Berisha kanë nxituar t'i japim jehonë këtij lajmi të "bujshëm".

Nuk është hera e parë që Berisha poston lajme të tillë "Fake News". I tillë ishte edhe postimi i tmerrshëm për gjoja atentatin  me armë që iu bë në autostradën Tiranë-Durrës, kreut të Fondacioni Besa.

Postimi i bërë më 16 gusht terrorizoi familjarët, ndërsa vetë Bajram Muça drejtori i Fondacionit do ta mohonte një lajm të tillë. I gjendur përballë këtij "fake news", Berisha e fshiu menjëherë postimin e tmerrshëm, duke u bërë qesharak.

(Foto) Mashtrimi qesharak/ Berisha nxjerr një demokrat duke grisur

(Foto) Mashtrimi qesharak/ Berisha nxjerr një demokrat duke grisur

(Foto) Mashtrimi qesharak/ Berisha nxjerr një demokrat duke grisur

(Foto) Mashtrimi qesharak/ Berisha nxjerr një demokrat duke grisur

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore