Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Foto ekskluzive sesi dështoi moratoriumi për gjuetinë/ Vriten derra, kaproj, zogj e lepuj

Foto ekskluzive sesi dështoi moratoriumi për gjuetinë/ Vriten

Moratoriumi i gjuetisë, që është në fuqi deri në qershor të 2021 është një ligj i vdekur. Ka mbetur në letër pasi në malet shqiptare, kafshët e egra po masakrohen pa asnjë lloj pengese. Gazetarja Silvana Muça ka bërë një hulumtim në lidhje me këtë çështje dhe ajo që është konstatuar, është e frikshme. Derra të egër të vrarë në masë, kaproj mëma së bashku me të vegjlit, lepuj dhe zogj të rrallë, janë preja e e gjahtarëve.

Çfarë po ndodh në malet shqiptare

Në rrejetet sociale njerëz me armë gjahu dhe në shumicën e tyre pa i treguar fytyrën, krenohen me gjahun e ditës. Sipas hulumtimit, në zonën e Shkodrës ekzistojnë edhe faqe që i udhëheqin gjuetarët amatorë dhe profesionistë që të marrin pjesë në këtë sport të jashtëligjshëm, për të gjuajtur derra. Vetëm në 9 gusht të 2019, ekspozohen në njërën prej këtyre faqeve të emëruar  me inicialet "Gj...D.. ",4 derra të egër të vrarë. Në këto kushte është shkelur ligji i moratoriumit, vendosur me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe ligji i natyrës; në verë nuk ka sezon gjuetie. Në një foto tjetër po në faqen me inicialet "Gj...D...", shfaqen 4 persona që dalin për gjah dhe në fund të ditës krenohen në rrjetet sociale me vrasjen e dy derrave të egër. Ky postim është bërë më 28 janar të këtij viti.

Në Kolonjë ekziston i njëjti fenomen i frikshëm. Një person që identifikohet me fytyrë, hedh në rrjetet sociale video që vret derra dhe një tjetër kafshë nuk është shumë e identifikueshme por në dukje i përngjan ujkut. Personi në fjalë ka dalë për gjah në datat 31 mars 2020, 31 Janar 2020 dhe 27 janar 2020.

Përveç derrave të egër, që siç duket janë edhe më të parapëlqyerit nga gjuetarët, në rrjetet sociale postohen edhe momente të lepujve të egër. "Krenaria" vijon me vrasjen e zogjve, fenomen  i ndodhur vetëm një javë më parë. Dikush prej komentuesve bën thirrje që të ndalet vrasja e zogjve.

Në rrjetet sociale gjen edhe foto të frikshme të vrasjes së kaprojve mëma, së bashku me dy të vegjlit. Nuk dihet se ku janë bërë këto shkrepje sepse nuk kanë origjinë, por disa prej gjuetarëve bëjnë thirrje që ky makabritet të ndalet.

Ligji për moratoriumin

Për të përmirësuar faunën e egër, Këshilli i Ministrave në vtin 2016 miratoi një ligj për moratoriumin e gjuetisë, ligj që ndalon vrasjen e kafshëve të egra në territorin e Shqipërisë. 

Për zbatimin e këtij ligji janë përgjegjese tei minstri, e Punëve të Brendshme, e Financave dhe ajo e Mjedisit dhe moratoriumi sipas vendimit të Parlamentit është në fuqi deri në qershor të 2021.

Por çfarë po ndodh në të vërtetë? Gazetarja kontaktoi nëpërmjet telefonit me zëdhënësin e Policisë së Shtetit, në lidhje me masat që ka marrë ky institucion për ndaljen e fenomenit, por nuk pati asnjë reagim nga ana e tij. Shteti fle dhe gjuetarët vazhdojnë sportin e vrasjes së kafshëve të egra.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore