Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

(Foto e video) Mesazhi i fortë i SHBA/ Meta refuzon hipjen në anije, pas shmangies nga ndërkombëtarët

(Foto e video) Mesazhi i fortë i SHBA/ Meta refuzon hipjen në anije,

Nisja e stërvitjes “Defender Europe 2020” bëri bashkë për herë të parë pas zgjedhjeve, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Kjo ishte “përballja” e parë e tyre pas sulmeve dhe akuzave të ashpra gjatë fushatës elektorale të 25 prillit, si dhe një ditë pas zyrtarizimit të nismës për shkarkimin e presidentit Meta.

Por në këtë eveniment të rëndësishëm siç është stërvitja amerikane dhe trupave të NATO-s në rajonin e Ballkanit ka rënë në sy mënyra se si dy drejtuesit kryesorë të institucioneve shqiptare, kryeministri Rama dhe presidenti Meta janë munduar të shmangin përballjet mes tyre, duke mos shtrënguar as duart ndërmjet tyre.

Rama në fjalën e tij, shmangu përmendjen e emrit të Metës, si pjesë e formalitetit protokollar, ndërsa presidenti formalisht e bëri një gjë të tillë.

Por ajo që u vu re ishte edhe mënyra e rreshtimit të zyrtarëve të lartë të në karrige, ku presidenti nuk ishte në krah të ambasadores amerikane dhe të tre gjeneralëve amerikanë me tre yje, dhe të kryeministrit Edi Rama.

Por të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit dhe ushtarakët e rangut të lartë në fund të fjalës së mbajtur nga Meta u ftuan që të dalin në një foto të përbashkët.

“Të ftuarit e ulur në radhën e parë në krahun e djathtë janë të lutur që pas fotografisë që të hipin në anijen Lisus. Të ftuarit të ulur në krahun e majtë janë lutur të hipin në anijen Iliria”, paralajmëruan nga stafi organizues përpara fotos familjare.

Në anijen Lisus duhej të hipnin Rama me ministrat, si dhe me ambasadoren amerikane dhe tre gjeneralët amerikanë. Ndërsa në anijen “Iliria” duhej të hipnin presidenti Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

(Foto e video) Mesazhi i fortë i SHBA/ Meta refuzon hipjen në anije,

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer presidentit, i cili ka përfituar për t’u takuar disa minuta me gjeneralin Wolters, duke i kërkuar kështu edhe ndjesë për largimin e tij dhe mos ndjekjen e demonstrimit ushtarak në anije. Natyrisht nga komunikimi duket se Meta ka i gjetur një pretekst për të mos marrë pjesë në këtë stërvitje ushtarake, që nuk vendoste atë në një anije me gjeneralët e lartë amerikanë, ambasadoren amerikane dhe me kryemnsitrin Edi Rama dhe ministrat e tij.

(Foto e video) Mesazhi i fortë i SHBA/ Meta refuzon hipjen në anije,

(Foto e video) Mesazhi i fortë i SHBA/ Meta refuzon hipjen në anije,

Kjo shmangie duket si një mesazh i fortë i ndërkombëtarëve ndaj presidentit Ilir Meta, njëherësh dhe komandant i forcave të armatosura në Shqipërisë. Kjo përkthehet dhe si një përgjigje ndaj qëndrimeve që kohët e fundit ka mbajtur Meta duke krijuar përplasje të fortë me ambasadoren amerikane Yuri Kim sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Kreu i shtetit e akuzuar publikisht Kim se po mban anën e Ramës në këto zgjedhje, duke u bërë palë.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore