Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

FOTO/ Ambasadori i ri i Serbisë, paraqitet te Meta, por më parë bekohet nga patriarku ortodoks

FOTO/ Ambasadori i ri i Serbisë, paraqitet te Meta, por më parë

Slobodan Vukçeviç është ambasadori i ri Serbisë. Ai paraqiti letrat kredenciale para presidentit Ilir Meta. Një emër i ri në karrierën e këtij diplomati zëvendëson Miroljub Zariç, i cili është një prej diplomatëve më vjetër që ka qëndruar prej më se dy dekadash si ambasador i Serbisë në Tiranë.

"Prita sot Ambasadorin e ri të Serbisë, Sh.T.Z. Slobodan Vuk?evi?, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Duke e uruar për detyrën dhe siguruar për mbështetje në përmbushjen e misionit diplomatik, shpreha dëshirën se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm. Nënvizova se dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij europiane", shkruan presidenti Meta.

Por ambasadori i ri i Serbisë përpara se të paraqitet te Meta ka marrë "bekimin" te kreu i kishës ortodokse serbe.

"Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, në një bisedë të përzemërt me Ambasadorin Vukçeviç, theksoi rolin e Kryepeshkopit të Tiranës dhe të Gjithë Shqipërisë, z. Anastasi, i cili "ngriti Kishën në Shqipëri nga hiri, duke rinovuar ato të vjetrat dhe duke ndërtuar të reja ato ". Patriarku theksoi rëndësinë e pranisë së përfaqësuesit diplomatik të Serbisë në Shqipëri, i cili duhet të ndihmojë në afrimin e njerëzve", .

Më tej theksohet në njoftimin për median se "Ambasadori Vukçeviç informoi Patriarkun Porfirio për pozicionin e të krishterëve ortodoksë në Shqipëri, duke theksuar se ai do të vizitonte kreun e Kishës Ortodokse Shqiptare si pjesë e aktiviteteve të tij diplomatike".

FOTO/ Ambasadori i ri i Serbisë, paraqitet te Meta, por më parë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore