Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Formulari i Dekriminalizimit/ Rama dhe Basha ndryshuan emrin

Formulari i Dekriminalizimit/ Rama dhe Basha ndryshuan emrin

Dy liderët kryesorë të politikës shqiptare, Edi Rama i PS-së dhe Lulzim Basha i PD-së në formularin e dekriminalizimit të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deklarojnë se kanë ndryshuar emrat e tyre.

Kryeministri Edi Rama në formularin e dekriminalizimit të siguruar nga Gazeta “Shqip” shprehet se e ka ndryshuar emrin e tij në vitin 2002. Sipas dokumentit Rama e ka pasur emrin Edvin dhe këtë emër e ka mbajtur 27 nëntor të vitit 2002, gjë që nënkupton se e ka ndryshuar në gjendjen civile.

Ndërsa rivali i tij politik, lideri i PD-së, emrin e ndryshuar e lidh me një gabim të Autoritetit të Pasaportave dhe jo të faktit se ka kërkuar vetë një gjë të tillë.

“Lulëzim (përdorur nga autoriteti i pasaportave)”, shkruan kryedemokrati te opsioni nëse e ka ndryshuar zyrtarisht ndonjë nga të dhënat e gjeneralitetit.

Basha ndërkohë ka deklaruar se ka jetuar jashtë shtetit në Holandë nga vitit 1993-2000 për studime dhe në Kosovë për punë nga 2000-2004.

Rama nga ana e tij, nuk e ka përmendur se ka jetuar jashtë shtetit më shumë se një muaj, edhe pse në fillimet e veta të karrierës artistike  i ka pasur në Francë.

Formulari i Dekriminalizimit/ Rama dhe Basha ndryshuan emrin

Formulari i Dekriminalizimit/ Rama dhe Basha ndryshuan emrin

Basha dhe Rama kanë deklaruar në formular se nuk kanë qenë asnjëherë të dënuar, të hetuar dhe se nuk kanë pasur ndonjë urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e veprave penale.

 

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Dokumenta bashkëngjitur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore