Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Fitoi në dy qarqe/ Kë do të djegë Monika Kryemadhi me mandatin e saj?

Fitoi në dy qarqe/ Kë do të djegë Monika Kryemadhi me

Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi katër deputetë në këto zgjedhje. Çuditërisht, nisur absurditeti i Kodit Zgjedhor, kryetarët e partive kanë pasur të drejtën të kandidojnë deri në katër qarqe. Kjo lejim ligjor ishte si kompromis për të lejuar kryetarët e partive të vogla që të kenë mundësi të kandidojnë në disa qarqe për të pasur mundësi zgjedhjeje si deputet.

Nga katër mandate që ka LSI-ja, dy i takojnë Monika Kryemadhit. Ajo ka kandiduar në fakt në tre qarqe, në Elbasan, Fier dhe Tiranë, por vetëm dy prej tyre arriti të fitojë mandatin e deputetit, duke qenë e para e listës.

Në Elbasan ku katër vite më parë ishte deputete, Kryemadhi nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit. Ndërsa fituese doli në qarkun e Tiranës dhe të Fierit.

Në Tiranë ata kanë fituar dy vendeve. E dyta në listë është Erisa Xhixho është sigurt. I treti në listës është Petrit Vasili. Ndërsa në Fier është Kejdi Mehmetaj. Kryemadhi i duhet të vendosë se kë do të lërë jashtë Parlamentit, Vasilin apo Mehmetajn.

LSI u katandis në 4 deputetë, duke mos e pasur më as të drejtën të krijojë një grup parlamentar. Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Kejdi Mehmetajn ose Petrit Vasilin.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore