Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Fataliteti i avantazhit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Fataliteti i avantazhit politik të shqiptarëve në Maqedoninë

Edhe pse kanë marrë 32 deputetë, forcat politike shqiptare janë të përçara për rrugën që do të ndjekin në lidhje me formimin e institucioneve të reja në Maqedoninë e Veriut.

BDI-ja e Ali Ahmetit vijon të bëjë presion për të siguruar një pozicion të favorshëm në negociata, ndërkohë që partitë e tjera shqiptare janë të frustruara.

BDI ka marrë 15 deputetë, ndërkohë që Aleanca e Zijadin Selës ka 12, nga 6 që ka pasur më parë, ndërkaq, Besa ka marrë 4 në koalicion me Zaevin.

Qëndrimet e këtyre partive janë të ndara. Vetë Ali Ahmeti ka bërë të ditur se u ka bërë thirrje partive shqiptare që të takohen dhe të krijojnë një qëndrim të përbashkët, por deri tani jo vetëm nuk janë takuar, por janë thelluar ndarjet.

Aleanca ka bërë të ditur se nëse do të ketë një qeveri ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së, që së bashku përbëjnë 61 deputetë, ky koalicion nuk do të jetë bisht i një qeverie të vazhdimësisë por do të shërbejë si një opozitë e fortë.

Dhe realisht, argument i Selës qëndron. Pasi me të vërtetë ai është subjekt i tretë, por është mjaft i fuqishëm dhe nuk mund të konsiderohet si një apendiks.

Por nëse do të dezintegroheshin votat shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë do të kishin kthim në statuquo, atë që ka kërkuar edhe Zaev por edhe VRMO-DPMNE pra që të kemi edhe parti shqiptare në pushtet, edhe në Maqedoni.

Në vitin 2016, partitë shqiptare u bënë bashkë për të vulosur rrugën Perëndimore të Maqedonisë, por që më vonë situate degradoi edhe për faj të Zaevit, i cili nuk u tregua luajal me aleatët, megjithëse mori vendime të rëndësishme siç ishte kryeparlamentari shqiptar, ligji për gjuhën shqipe dhe ulja në maksimum e tensionit ndëretnik, apo pezullimi i operacioneve policore e gjyqeve të montuara,

E pikërisht ajo eksperiencë e bashkimit të faktorit shqiptar mund të shërbejë si një shembull se fuqia nuk arrihet duke nxjerrë problemet, por duke gjetur pikat e bashkimit.

E këtë në radhë të parë duhet ta bëjë Ali Ahmeti, qoftë edhe duke u tërhequr nga disa pozicione partiake, fundja 18 vjet pushtet i kanë dhënë shumë, por rasti i sotëm është më i rëndësishëm se çdo pozicion politik që ka arritur i vetëm në politikë.

©?Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore