Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Çfarë pritet të ndodhë nesër?! Nikolla ulet në karrigen e Ruçit, Berisha nuk "heq” dorë nga parlamenti, Rama në “duart” e Metës

Çfarë pritet të ndodhë nesër?! Nikolla ulet në

Nesër mblidhet për herë të parë parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Deputetja më e vjetër që i takon PS Luljeta Bozo hap seancën parlamentare, ku krijohet një komision parlamentar për shqyrtimin e mandateve të deputetit sipas shkresës së ardhur nga KQZ.

Më pas bëhet betimi nga deputetët dhe votohet për emrin e Lindita Nikollës, që është propozuar nga PS si kryetare Kuvendi. Kjo nuk pritet të has ngërc pasi partia socialiste e ka kourumin e nevojshmëm të votave në parlamentin shqiptar për të zgjedhur kryetaren e parlamentit e cila propozohet nga partia e cila ka më shumë vota.

Pas zgjedhjes kemi votimin e qeverisë e cila do votohet në parlament edhe në këtë rast nuk do të kemi ngër politik, pas për herë të tretë Edi Rama do të jetë në krye të kabinetit qeveritar. Pas votimin në parlament Edi Rama dhe kabineti i zgjedhur nga ai do të ngjisin shkallët e presidencës ku aty do ti presë “armiku” i tij politik Ilir Meta.

Mazhoranca  që votoi për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit pret me padurim që kreu i shtetit të dekretojë dhe ta mandatojë për postin e kryeministrit Edi Ramën.

Edi Rama gjatë fushatës së 25 prillit tha se duhet të çojnë Ilir Metën në shtëpi duke e cilësuar atë si turpin më të madh që Shqipëria ka pasur në krye të vendit. Rama asokohe shtoi se ai që voton Ilir Metën turpëron të gjallë dhe të vdekur.

Pjesë nga fjala e Ramës:

"Të mendosh sot për fëmijët do të thotë të mendosh edhe për vajzën e Ilir Metës që siç thotë edhe vetë ai ajo i lutet Babi mos pi, hajde në shpi. Më 25 Prill çoni në shtëpi Ilir Metën. Ilir Meta duhet të shkojë në shtëpi sepse është turpi më i madh që Shqipëria ka pasur në krye. Ai turp duhet të zhbëhet më 25 Prill. Ai që voton Ilir Metën turpëron të gjallë e të vdekur në shtëpinë e tij. I ka lëshuar pëllumba e sorra prapa", tha Rama.

Edi Rama u kthye sërish në "duart" e Ilir Metës por kësaj radhe për tu mandatuar për herë të tretë si kryeministri i Shqipërisë.

Disa ditë më parë presidenti Meta ka njohur zyrtarisht Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, duke thërritur seancën e parë të premten e 10 Shtatorit. Në dekretin e firmosur nga presidenti thuhet se parlamentit aktual i mbaron afati në 9 Shtator, dhe një ditë më pas do të thërritet dhe seanca që do të startojë legjislaturën e 10-të. 

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta para zgjedhjeve të 25 prillit ka deklarur se nuk t’ia japë fimrën për kryeministër Edi Ramës, edhe nëse ky i fundit merr mandatin e tretë, pa cënuar zgjedhjet e lira. I ftuar në një emision televiziv, Meta tha se ai nuk do t’ia japë firmën për kryeministër, por do t’i dorëzojë dorëheqjen e tij. Presidenti shtoi se do ta respektojë vendimin e popullit dhe do të dalë në shesh, duke dorëzuar zyrën.

“Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij,”- tha Meta.

Ilir Meta nuk e mbajti fjalën, as nuk dha dorëheqje dhe as nuk dorëzoi zyrën por pranoi rezultatin dhe iu bind kushtetutës. Presidenti i para zgjedhjeve me Metën e tanishëm duken dy botë të ndryshme, por rezultati zgjedhor bëri që presidenti të ulte kokën dhe të pranonte vendimin e sovranit.

Kujtojmë se fati i Metës për të vijuar të qëndrojë në Presidencë është në dorën e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të marrë vendimin, nëse vendimi i Parlamentit për shkarkimin e tij është i drejtë ose jo.

E fundit që pritet të ndodhë nesër është “radha tre karrigia katër”, vendi ku ulet Sali Berisha politikani shqiptar i cili është  shpallur non grata nga SHBA. Berisha e ka kundërshtuar me forcë vendimin e sekretarit amerikan Blinken duke thënë se ata nuk kanë prova kundra tij, ish kryeministri nuk e ka lënë me kaq por e ka hedhur në gjyq sekretarin amrikan në Francë.

Ambasadorja amerikane i ka kërkuar Lulzim Bashës, të heq dorë nga Sali Berisha dhe të mos e marr me vete në parlament. Basha deri më tani ka heshtur dhe nuk ka folur por Berisha ka thënë se do jetë aty më i fortë se kurrë.

Tashmë pas pushimeve qetësisë politike tani nis |telenovela” me shumë ku protagonist janë politikanët tanë dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër vecse ti shikojmë,/Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore