Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Çfarë përfaqëson politikisht 25 prilli që Meta e shpalli datë të zgjedhjeve parlamentare

Çfarë përfaqëson politikisht 25 prilli që Meta e

Ka një entuziazëm të tepruar nga ana e përkrahëve të opozitës në lidhje me datën e zgjedhjeve parlamentare të dekretuara nga Prësidenti Ilir Meta e që është 25 prilli i vitit të ardhshëm.

Duke qenë që nuk është qershor, siç ka qenë tradita shumë vjeçare, apo maji që ka kërkuar PS-ja, opozita është entuziazmuar se Meta ka qenë pranë mendimit të saj që është prilli.

Deri këtu, edhe është i kuptueshëm gjithë ky gëzim, por në fakt data e zgjedhjeve përfaqëson edhe një simbol, apo një takim të rëndësishëm politik që mund të përfaqësojë diçka.

Data 25 prill në historinë shqiptare nuk se ka një lidhje apo pikëtakim me ngjarje a precedentë të ndryshëm. Por duke pasur parasysh se në zgjedhje voton apo ka të drejtë të votojë edhe diaspora shqiptare që ndodhet jashtë shtetit, 25 prilli për shumëkënd është një datë e njohur.

Bëhet fjalë për Italinë, fqinjin tonë, ku dhe ndodhen një numër i madh emigrantësh shqiptarë. Flitet deri në 500 mijë.

25 Prilli është dita e çlirimit të Italisë nga fashistët. Një festë kombëtare që përfaqëson çlirimin e Bolonjës nga gjermanët, çlirim që u bë pa ndihmën e forcave ushtarake të SHBA, të cilat thuajse çliruan të gjithë Italinë, kryesisht jugun por edhe kryeqytetin-Romën.

Edhe pse festë e vendosur në Kushtetutë, 25 prilli është një simbol që i përket më shumë së majtës italiane, e cila në këtë datë marshon e përkujton, kurse e djathta italiane gjithmonë e ka konsideruar “të huaj”.

E nëse marrim për bazë këtë logjikë, që e mendojnë edhe shumë emigrantë shqiptarë në Itali, 25 prilli nuk ka fare aromë të djathte, madje në Itali Salvini, Berliskoni, apo pasardhësit e neofashistëve e injorojnë sa mundin edhe pse është datë zyrtare. Dy vite më parë, Salvini, shkoi në Corleone vetëm që të mos marrë pjesë në manifestimin e kremtimit antifashist, si sinjal politik.

E megjithatë në Shqipëri ngazëllehet; pasi e konsiderojnë një “early vote”, po që në fakt është vetëm një datë normale, pasi s’ka të bëjë fare me zgjedhjet e parakohshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore