Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Çfarë ndodhi në ’94? Meta përmendi Libofshën, reagon ashpër Koçi: Mos e zër me gojë, se horrat e PD vetëm ty të kursyen

Presidenti Ilir Meta u mundua ta krahasonte incidentin e djeshëm të Fierit mes kandidatëve të LSI dhe policisë bashkiake me ngjarjen e Libofshës e ndodhur në vitin 1994-t.

“Nëse do të preken votat, gratë trime të Libofshës do të prehnin sfurqet dhe sopatën dhe do ti ndjekin horrat këmba-këmbës”.

Por pikërisht kjo ngjarje ndodhi pikërisht në ditën e zgjedhjeve të 29 majit 1994. Kjo ka shkaktuar reagimin e Petro Koçit, socialistit e atëhershëm, ashtu si dikur tani drejton PS-në e Fierit.

“Ilir Meta mos e zër në gojë Libofshën! Sepse ditën e masakrës mbi ne të gjithë, horrat e PD çuditërisht vetëm ty të kursyen. Se qysh atëherë i shërbeje Saliut!” shkruan Petro Koçi.

Po çfarë ka ndodhur në Libofshë në 1994?

Petro Koçi e kujtuar atë në një intervistë në gazetën Dita, duke e cilësuar atësi masakër elektorale nga pushteti i Berishës.

Në Libofshë u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme për shkak të ndarjes së nga jeta e kryekomunarit, Islam Lala.  Në ditën e zgjedhjeve, në 29 maj 1994, nuk ngeli në këmbë asnjë komisioner apo vëzhgues i PS pa u rrahur dhe përndjekur nga qendrat e votimit. Zgjedhjet u manipuluan dhe përfunduan me vota 0 për PS, njerëzit e së cilës, ikën nga “sytë këmbët” për shkak të dhunës së kamzhikëve, pistoletave e gjithçka tjetër që kishte arsenali i pushtetit.

Çfarë ndodhi në ’94? Meta përmendi Libofshën,

Në ditën e zgjedhjeve nuk mbeti komisioner i PS pa u rrahur dhe përndjekur nga qendrat e votimit. Në fshatin Adriatik komisioneri i PD kishte vendosur koburen që mbante si polic financiar mbi tavolinën e komisionit. Haptazi dhe me krenari kërcënonte kolegët komisionerë dhe çdo votues të PS që vinte për të votuar. Në fshatin Agim bandat rrëmbyen dhe masakruan vëzhguesin Luan Rustemi. Pasi e rrahën sa i ra të fikët, duke e konsideruar të vdekur, e hodhën në breg të lumit Seman. Fati desh që ai të shpëtonte nga disa fshatarë që kaluan andej. Bandat shpuan me thika gomat e makinave të PS. Një terror i  pabesueshëm. Njerëz me lot në sy na drejtoheshin për të ndërhyrë. Kulmi ishte kur me një grup deputetësh shkuam në qendrën e votimit ku ishte masakruar vëzhguesi Luan Rustemi. Bandat u mblodhën menjëherë dhe u vunë pas nesh. Në sy të policisë u goditën deputetët e PS-së Namik Dokle, Ndre Legisi, etj.. U përndoq me dhunë Shaqir Vukaj ish-nënkryetar i Kuvendit.

U goditëm të gjithë. Policia bënte sehir. Deputetit Namik Dokle, për pak i prenë gishtat e dorës kur e futën me forcë në makinën e policisë duke ia  mbyllur derën me egërsi. Vetëm Ilir Metën nuk e prekën. Njerëz shumë të mirë dhe me reputacion, që ne kishim përzgjedhur si vëzhgues i keqtrajtuan në mënyrë barbare. Nënkryetari i Komisionit Zgjedhor për Komunën e Libofshës, Sokrat Ikonomi, u përndoq dhe u godit disa herë deri sa përfundoi në spital.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore