Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Çfarë ndodh në Bruksel? Nën "ethet" e konferencës ndërqeveritare, nga delegacioni shqiptar me 25 vetë tek agjenda

Çfarë ndodh në Bruksel? Nën "ethet" e

25 figura të qeverisë dhe administratës të përfshira në procesin e integrimit do të përbëjnë delagacionin  shqiptar që do të marrë pjesë në  Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE të martën në Bruksel. 

Delegacioni kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, e në krah të tij do të jenë dhe ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, si dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë proces.

Takimi të zgjasë 90 minuta e pas tij, do të ketë një konferencë për shtyp. Delegacioni i BE drejtohet nga shefi i diplomacisë ceke, vend i të cilit mban presidencën e radhës së bllokut si dhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Josep Borrell dhe Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, të cilët e kanë mbështetur me forcë hapjen e shpejtë të kësaj konferencë, çka u mundësia pas zhbllokimit që i bëri parlamentit maqedonas ngërçit të krijuar me Bullgarinë, përmes miratimit të propozimit francez ditën e shtunë.

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, e ndonëse marsin e vitit 2020 Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e saj, u desh të pritej edhe dy vjet të tjera, e kjo për shkak se disa vende të bllokut kërkonin ta shihnin Tiranën dhe Shkupin të avanconin bashkë drejt Bashkimit Europian. Kështu, edhe Maqedonia e Veriut e mban nesër në Bruksel, Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, në të cilën kryeministri Dimitar Kovaçevski do të lexojë deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase.

Fill pas kësaj, nis verifikimi që do të zgjasë një vit e gjysmë dhe pas përfundimit të atij procesi është planifikuar konferenca e radhës ndërqeveritare, e cila do të përfundojë fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim dhe mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshimet në Kushtetutë.

Propozimi francez parashikonte kapërcimin e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes lidhur me gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike, ndërkohë që pala bullgare kërkon nga pala maqedonase që të përfshijë edhe pakicën bullgare në preambulën e kushtetutës, si të barabartë me popujt e tjerë./TCH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore